Mazhoranca socialiste propozon zyrtarisht ndryshimin e 5 ligjeve në drejtësi, me qëllim uljen e pirgut të dosjeve që presin prej vitesh shqyrtimin në Apel. Por miratimi i nismave të depozituara nga kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, kërkon 84 vota, që PS nuk i ka e vetme, të paktën jo në këtë parlament.
Më saktësisht, deputetja socialiste kërkon ndryshimin e Kodit të Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale, Ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, dhe ligjin për gjykatat administrative.
Sipas propozimit, disa prej çështjeve në apel, të juridiksionit të përgjithshëm ose në apelin administrativ, të mos trajtohen detyrimisht nga një trupë me 3 gjyqtarë, por nga një gjyqtar i vetëm.
Në këtë formë, dosjet do të trajtohen me më shumë ritëm, dhe do të ulet stoku i pritjeve.
Vetëm gjykata e apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka tani në dorë 41 711 dosje.
Hedhja e këtyre drafteve në regjistrin zyrtar të Kuvendit më pak se 4 muaj lag zgjedhjeve, e bën të paqartë perspektivën se si mund të votohen ato në kushtet kur duhen dhe votat e opozitës, e cila 11 majin e sheh si ditën e rrëzimit të kësaj qeverie
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Ne U.S te gjitha gjyqet me nje gjyqtar jane.Mendoj qe eshte ide e shkelqyer qe duhet perdorur ne te gjitha nivelet dhe jo thjesht pse ka mbingarkese dosjesh,gjithashtu,ne rast korrupsioni te gjyqetareve do t'a dime kujt t'ja drejtojme gishtin dhe jo te fshihen /drute e kalbur/ pas togave te zeza te nje trupe gjykuese si e tere.
Përgjigju