Pamje nga riparimi i stolave ne Tirane

Stola të rinj në lulishtet dhe lagjet e Tiranës, riparohen edhe të dëmtuarit

20 Dhjetor 2020, 10:34| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 10:44

  • Share

Bashkia e Tiranës ka nisur riparimin dhe zëvendësimin e stolave në rrugë, lulishte, dhe lagje të ndryshme të kryeqytetit, duke ofruar më shumë infrastrukturë dhe komoditet për qytetarët.

Punëtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit të Qytetit, u është përgjigjur në kohë rekord edhe të gjitha kërkesave të qytetarëve për të kompletuar me stola lagjet dhe ambientet ku ata jetojnë.

Javët e fundit janë riparuar të gjithë stolat e dëmtuar në lulishte apo hapësira të ndryshme të qytetit, si dhe janë montuar stola të rinj kryesisht në brendësi të lagjeve apo pranë blloqeve të pallateve. Jo vetëm kaq, por edhe çerdhet, kopshtet, shkollat si dhe institucione të tjera janë pajisur me stola nga ana e DPPGJ.

Pavarësisht kujdesit të punëtorëve të qytetit, herë pas here ka edhe raste të dëmtimit të stolave nga qytetarë të ndryshëm, raste të cilat evidentohen dhe monitorohen nga grupet e terrenit.

1608457265_6a8cfbba63964e35a16a3ef10f8d6c9c.jpg

1608457280_6e89b1b336ac4de98b54a70539edea86.jpg

1608457294_6f8d4ad261b24088874c72b71c1cec48.jpg

1608457310_7086d34903334fbdb6ecd44bccbc50c2.jpg

Komento

Komente

  • Paradoksale: 20/12/2020 15:11

    Tirana s'ka Trotuare ku me ec njerëzit,o LaliDemagogu,si nuk prishet nje mur rrethues abuziv, të paktën 1 m trotuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?