Stolisi pemën me kokainë dhe paund, trafikantin e ‘tradhëton’ atmosfera e krishtlindjeve dhe arrestohet nga policia britanike

22 Dhjetor 2021, 15:09| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 02:36

  • Share

BRITANI E MADHE- Në këtë periudhë të vitit të gjithë gatuajmë ëmbëlsirat e preferuar dhe zbukurojnë shtëpitë me drita dhe pemën e Krishtlindjeve. Në internet kemi parë mjaft pemë të veçanta, por a keni parë ndonjë pemë të stolisur me kokainë?

Këtë ka zgjedhur të bëjë një trafikant nga Britania e Madhe, i cili ka zbukuruar pemën e tij të Krishtlindjeve me qese kokaine dhe kartëmonedha 20 paund, duke e publikuar edhe në rrjetet sociale.
Atmosfera e Krishtlindjeve dhe gëzimi i Krishtlindjeve, çoi trafikantin në prangat e policisë. Në këtë mënyrë mori fund operacioni “Overboard” njëvjeçar policor në Merseyside. Nga ky operacion, policia arrit të arrestonte edhe 8 persona të tjerë, ndërsa sekuestroi pakot e drogës që stolisnin pemën.

‘Përtej shakasë, këta burra ishin kriminelë shumë të organizuar dhe disa ishin të armatosur”, tha policia.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?