Politikë

‘Stolitë e grave do i shisnim që ju të mjekoheni', Berisha nga Astiri: Do keni infrastrukturën më moderne arsimore e shëndetësore

30 Prill, 20:57| Përditesimi: 30 Prill, 21:52

  • Share

Kreu i PD Sali Berisha nga Astiri u premtoi qytetarëve të kësaj zone se do të kenë infrastrukturën më moderne arsimore dhe rrugore. Berisha u angazhua gjithashtu për shërbime më të mira shëndetësore për qytetarët.

‘Të dashur miq, është nder i madh të flasësh në këtë zonë sepse këtu përgjegjësia qytetare, beteja qytetare me mafien dhe krimin, guximi qytetar në këtë betejë shënoi rekorde evropiane. Ju që mbrojtët vlerat qytetare, mbrojtët banesat tuaja, ju do të keni infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore, rrugore dhe të gjithanshme. Garantoj çdo të sëmurë në këtë vend se nuk do t’u mungojnë kurrë ilaçet për shëndetin tuaj. Edhe sikur të mos kishim, përsëri them atë që thashë për rrugët, stolitë e grave do i shisnim që ju të mjekoheni. Por nuk ka nevojë të shesim asnjë stoli, i kemi të gjithë paratë, por duhet të ketë shpirt ai që u lë ju pa ilaçe.

Ai është, mund t’i vësh çdo epitet, por vetëm njeri nuk është. Ai që u lë ju pa ilaçe kryen krime kundër njerëzimit dhe është i aftë të bëjë gjithçka. Kështu që tre muajt e parë merr fund ky kalvar dhe shqiptarët do kenë të njëjtën listë rimbursimi të ilaçeve si republika italiane. Por njeriu që shkelmon mbi fisnikërinë njerëzore, mbi bamirësinë njerëzore, mbi dhembshurinë njerëzore, është vite dritë larg nga njeriu i qytetëruar’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Berisha nga Astiri: Rama, dil në debat, njëshat e Shqipërisë do të japin përgjigje më 11 maj! Kjo zonë është lënë pa kopshte dhe çerdhe


S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?