Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili u takua me ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu në Stamboll, tha se Suedia dhe Finlanda kanë përmbushur angazhimet e tyre ndaj Turqisë dhe tani është koha për t'i mirëpritur këto dy vende si anëtarë të plotë.
Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit të tij me Çavuşoğlu në Përfaqësinë e Ministrisë së Jashtme të Stambollit, Stoltenberg theksoi hapat e ndërmarra nga Finlanda dhe Suedia në kuadër të memorandumit trepalësh të nënshkruar me Turqinë.
“Finlanda dhe Suedia kanë përmbushur angazhimet e tyre ndaj Turqisë. Suedia dhe Finlanda janë bërë partnerë të fortë në luftën tonë të përbashkët kundër të gjitha formave dhe manifestimeve të terrorizmit. Pres që anëtarësimi juaj të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky anëtarësim do të jetë i mirë edhe për Turqinë. Nuk ka pasur negociata të lehta. Ne kemi mbajtur takime për orë të tëra në Madrid. Vlerësojmë Suedinë dhe Turqinë për marrëveshjet e tyre”, tha Stoltenberg.
Duke thënë se “ka ardhur koha” për t'i përfshirë këto dy vende si anëtarë të plotë të NATO-s, Stoltenberg shtoi se "pjesëmarrja e tyre do ta bëjë aleancën tonë më të fortë dhe popullin tonë më të sigurt".