Sekretari i Përgjithshëm i NATos-, Jens Stoltenberg në një intervistë për BBC thotë se Kina duhet të të përballet me pasoja për mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, nëse ajo nuk ndryshon qasjen e saj.
Sipas Stoltenberg, Pekini po mbështet Rusinë në luftën që ka nisur, por nga ana tjetër po përpiqet gjithashtu të ruajë marrëdhëniet me aleatët evropianë.
"Kjo nuk mund të funksionojë në planin afatgjatë," tha Stoltenberg për BBC News gjatë një vizite në Uashington.
Kur u pyet se çfarë mund të bëjnë anëtarët e NATO-s lidhur me mbështetjen që Kina po jep Rusisë, Stoltenberg tha se kishte një "bisedë të vazhdueshme" për sanksionet e mundshme. Ai tha se Kina po e mbështet Rusinë në aspekte teknologjike, që e ndihmojnë për të ndërtuar raketa dhe armë që ajo përdor kundër Kinës.
Stoltenberg u shpreh se "në një fazë, ne duhet të konsiderojmë një lloj kostoje ekonomike nëse Kina nuk ndryshon sjelljen e saj".
Pekini është tashmë nën disa sanksione pas mbështetjes së tij ndaj Rusisë. Muajin e kaluar, SHBA njoftoi sanksione që do të synonin rreth 20 firma me bazë në Kinë dhe Hong Kong.
Reagimi i Stoltenberg vjen ndërsa Rusia nuk ka dhënë asnjë sinjal të paktën për armëpushim. Një samit i paqes i mbajtur në Zvicër në fundjavë pa dhjetëra vende të përkushtuara për të mbështetur Kievin, por Rusia e quajti atë humbje kohe dhe tha se do të pajtohej me bisedimet e paqes vetëm nëse Ukraina dorëzohej.
Cfare do ti beni Kines ju o mjeran ? Iku koha kur me ane te shantazheve dhe presioneve gjunjezonit vendet e botes , tani gjerat kane ndryshuar te tjeret po ecin lart kurse ju poshte e me poshte e mbaruat ciklin e dominimit
Përgjigju