NATO mund të bënte më shumë për të parandaluar pushtimin e Ukrainës, që Rusia nisi në vitin 2022.
Kështu deklaroi ditën e sotme, shefi në largim i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg.
“Tani ne i ofrojmë paisje ushtarake një lufte, atëherë mund të kishim siguruar paisje ushtarake për të parandaluar luftën”, ”, tha Stoltenberg.
Sipas Reuters, Stoltenberg theksoi se hezitimi i aleancës për të ofruar armë që Kievi kërkonte para nisjes së pushtimit ishte për shkak të frikës se tensionet me Rusinë do të përshkallëzoheshin.
Stoltenberg vuri në dukje hezitimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut për të ofruar armë që Kievi kishte kërkuar përpara pushtimit të plotë të Rusisë për shkak të frikës se tensionet me Rusinë do të përshkallëzoheshin.