Nga sot neni 5 i NATO-s është i vlefshëm edhe për Finlandën. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili gjatë takimit me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, tha se duke nisur nga sot, edhe Finlanda është pjesë e Aleancës së Atlantikut. Neni 5 i NATO-s nënkupton rregullin që kushdo shtet që sulmon Finlandën ushtarakisht, konsiderohet se ka sulmuar të gjithë aleancën dhe të gjithë aleatët do të përgjigjen së bashku ndaj agresionit.
Zëdhënsi i Kremlinit, Dmitry Peskov e konsideroi këtë zhvillim si kërcënim për Rusinë dhe paralajmëroi me përshkallëzim me konfliktit ushtarak. Ai shtoi se duke nisur nga sot do të rritet mbikëqyrja ushtarake e Rusisë ndaj Finlandës dhe se Moska do japë përgjigjien në një moment të caktuar.
Finlanda së bashku me Suedinë janë dy vende që prej vitesh kanë bërë përpjekje për t'u anëtarësuar në NATO, por përpjekjet e tyre u shtuan në momentin që ndodhi agresion rus në Ukrainë, gjë që ngjalli pasiguri nëse Rusia mund të sulmonte edhe vendet nordike në të ardhmen e afërt. Anëtarësimi i Suedisë është i bllokuar aktualisht nga Turqia e cila i ka kërkuar shtetit suedez që të ekstradojë disa persona që i konsideron si terroristë, por një gjykatë e lartë e këtij vendi e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.
Sa i takon luftës, Stoltenberg u shpreh se nuk kishte asnjë parashikim të mundshëm lidhur me përfundimin e saj, por për Ukrainën është caktuar një ndihmë ushtarake prej 64 miliardë dollarësh.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se mandati i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të OKB-së për krimet ruse kundër të drejtave të njeriut në Ukrainë është zgjatur.
"Askush nuk do të ketë sukses të shkatërrojë Ukrainën, as nga jashtë as nga brenda," shtoi ai, duke shpjeguar se ishte takuar me gjeneralkolonelin Oleksandr Syrskyi, me kreun e shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, Gur, Kyrylo Budanov për të folur rreth forcave ushtarake dhe gjendjen e tyre
Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu një një deklaratë për mediat u shpreh se sot janë transportuar në Bjellorusi raketat ‘Iskander’, të afta për të mbajtur koka bërthamore konvencionale dhe taktike.
Ky veprim vjen pasi sot pritet aderimi i Finlandës në NATO që pritet të sjellë një përshkallëzim të ri të konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe vendeve anëtare të Aleancës.
Hyrja e Finlandës në NATO përfaqëson një përshkallëzim të ri, duke paraqitur një kërcënim për sigurinë e Rusisë. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Moska do të monitorojë nga afër lëvizjet e armëve dhe infrastrukturës ushtarake në territorin finlandez dhe do të njoftojë përgjigjen e saj "në kohën e duhur", shtoi zëdhënësi.
“Nga sot, neni 5 i Traktatit të NATO-s që vendos parimin “të gjithë për një, një për të gjithë” do të zbatohet edhe “për Finlandën”, e cila zyrtarisht po i bashkohet aleancës. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas mbërritjes së tij në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s.
"Jam i lumtur që jam sekretari i përgjithshëm që mirëpret Finlandën si një anëtare të plotë të NATO-s" dhe "thjesht shikoni hartën për të kuptuar se sa strategjike dhe e rëndësishme është Finlanda për sigurinë e rajonit Baltik", shtoi sekretari.
Ai theksoi se bashkimi i Finlandës me aleancën tregon se Finlanda është një vend sovran dhe i pavarur.
Rusia mund të kërkojë të sponsorizojë dhe zhvillojë alternativa ndaj Wagner, kompani të tjera private ushtarake që mund të zëvendësojnë përfundimisht grupin e udhëhequr nga Yevgeny Prigozin. Ministria britanike e Mbrojtjes e shkruan këtë në Twitter në përditësimin e saj të përditshëm për luftën ruso-ukrainase.
''Kjo ndodh në kontekstin e konfliktit të profilit të lartë midis Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe grupit Wagner - shpjegon inteligjenca londineze.
Udhëheqja ushtarake ruse ndoshta dëshiron një zëvendësim të një kompanie private ushtarake mbi të cilën ka kontroll më të madh. Megjithatë, asnjë tjetër i njohur aktualisht nuk i afrohet madhësisë apo fuqisë së Wagner-it”.
Cfar do te dish ti kur mbaron lufta Ti je nje nga zjarr venesit qe te pelqen lufta kafone
Përgjigjume idiot te tille lufta e trete dhe e fundit per planetin Toke eshte afer
Përgjigju