Këngëtarja Demi Lovato

VIP & Spektakël

Stop shoqërisë! Demi Lovato merr vendimin drastik pas rehabilitimit

24 Nëntor 2018, 15:43| Përditesimi: 24 Nëntor 2018, 16:43

  • Share

Demi Lovato tashmë ka dalë nga klinika e rehabilitikmit dhe po i kthehet jetës së saj normale. Ajo ka filluar të dalë nën shoqërinë e njerëzve të afërt dhe po i rikthehet aktivitetit normal. Por këngëtarja ka marrë një vendim shumë drastik pas daljes nga klinika.

Demi ka fshirë miqtë e saj të afët nga rrjetet sociale, si: Selena Gomez, Iggy Azzalea apo edhe Nick Jonas. “TMZ” shkruan se ylli i muzikës e ka marrë këtë vendim për faktin se miqtë e saj janë prononcuar për mediat gjatë kohës që ajo po rehabilitohej në spital.

Kujtojmë që vetëm para pak muajsh Lovato përfundoi në gjendje të rëndë në spital pas një mbidoze droge. Këngëtarja kishte organizuar një festë në shtëpi me miqtë e saj por mesa duket  e kishin tepruar me lëndët narkotike.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?