Berisha ndez qirinj para Kryeministrisë, Report Tv e pyet nëse janë edhe për 4 viktimat e 21 janarit, ish-kryeministri humb kontrollin dhe përgjigjet duke sulmuar me shpifje Bollinon

7 Maj 2022, 20:13| Përditesimi: 8 Maj 2022, 07:42

  • Share

"E ka një qiri ish-Kryeministri edhe për viktimat e 21 janarit?" e pyet gazetarja e Report TV.  “Unë kam qenë i pari që kam kërkuar që të shpallej ‘vrasje shtetërore pa dashje’.  Jo jo e kam për Gërdecin”. Me këtë ‘ngatërresë’ të ‘subkoshiencës’ për statusin e viktimave të 2 ngjarjeve kriminale shtetërore nën qeverisjen e tij, Berisha humbi kontrollin dhe u hodh në sulme ndaj Report Tv dhe gazetarit Carlo Bollino. Sulm që e përsërit prej dhjetëra vitesh me të njëjtën gjuhë dhe shpifje.

Edhe pse doli sot për të ndezur qirinj për një jetë të cilën e konsideron se e mori shteti, për atë të Ilvi Metës që u vetëvar në Komisariatin e Kavajës, Sali Berisha kishte vetëm gënjeshtra dhe akuza në protestën homazh që organizoi vetë. 

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke hedhur akuza të forta për policinë dhe qeverinë tha se këtu të rinjte futen të gjallë në qeli dhe dalin me arkivol. Report Tv e pyeti z. Berisha pse nuk ka pasur asnjë pendim apo qiri për 4 të vrarët para zyrës së tij 21 janarin e vitit 2011.

Pyetjes së gazetares Rovena Cerka, Berisha iu shmang menjëherë duke shkuar tek një tjetër ngjarje kriminale në qeverisjen e tij, ajo e Gërdecit. Berisha vazhdoi sërish me gënjeshtrën se protestuesit e 21 janarit kishin qëlluar me plumba: ''Kanë humbur jetën 4 njerëz në një demonstratë që po gjuhej me plumba drejt kryeministrisë'' tha. Pastaj ngatërroi vrasjet dhe foli për Gërdecin, ngjarje për të cilën nuk u pyet. Tashmë i çoroditur filloi sulme me gënjeshtra pa lidhje ndaj Report Tv dhe gazetarit Carlo Bollino që e etiketoi si ''anëtar i bandave kriminale''. 

Përballë disa komisariateve të vendit u organizua një protestë nga ana e Komisionit të Rithemelimit të PD në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Kavajë, ku u vetvar në ambientet e Komisariatit, i riu Ilvi Meta.  Protesta e heshtur e cila u paralajmëruar nga Sali Berisha ka nisi në Fier, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës dhe në disa qytete të tjera.  

Pjesëmarrja ka qenë e ulët në çdo qark ku është organizuar protestë: 150 në Shkodër, në Vlorë rreth 30 veta, Elbasan rreth 30 veta, në Krujë rreth 30, 50 në Mirditë, ndërsa Lezhë vetëm 7 veta. 

Kujtojmë se Berisha çdo vit në mënyrë sistematike ka përsëritur se ai ishte shumë i vendosur me 21 janar 2011 për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë dhe s’do kishte tërheqje prapa dhe sikur 300 apo 3000 protestues të ishin vrarë nga Garda.

“S’kam asnjë lloje shqetësimi, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin”, ka thënë Berisha në vazhdimësi.

Ndaj edhe thirrja e Berishës për të ndezur qirinj në nder të Ilvi Metës është thjesht një qëndrim prej një politikani ‘makiavelist’ që kërkon të përfitojë politikisht nga çdo situatë e mundshme. 

Video e PLOTË, si Berisha gënjeu dhe sulmoi Report Tv dhe gazetarin Carlo Bollino

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Policia: 08/05/2022 23:09

    Krye hajduti ndez qiri per nje nga soji i tij qe u vetflijua me deshiren e tij pas 4 arrestimesh edhe 21 shoqerimesh ne Polici.Ky plak i qelbur duhet te japi llogari per 30 veta (gerdec 21 janar) qe ka vrare te deklaruar edhe per ata qindra te tjere qe ka vrare ne vite qe sdihet se si se ku

    Përgjigju
  • Supaxhiu shqipfoles i Athines: 08/05/2022 12:10

    SPAK eshte thjesht pushteti i mafjes se radhes. Ne kohen e Saliut prokurorin e krimeve te renda e kontrollonte ai vete. Tani SPAKun e kontrollon kryeministri i radhes, Edi Rama. Asgje nuk ndryshon pervec emrave. Mos shikoni arrestimet, denimet, dhe konfiskimet e pasurive te njerezve me pushtet (ministra, politikan, drejtor te larte) qe kane filluar te ndodhin pothuajse cdo jave ne 2022. ESHTE I GJITHI SHOW MEDIATIK! 'Atehere pse do denonte SPAKu i Rames zyrtar te lart socialist, po te ishte ashtu? Pse mos te veproj si ne kohen e Saliut kur zyrtaret e lart ishin te paprekshem?' do pyesni ju (rrace e poshter turkoshqiptar!). Sepse Sorrosi e ka mesuar Ramen te jete me i zgjuar me imazhin publik. 'Pse duket Saliu i trembur ne pothuajse cdo dalje publike kete vit?' do pyesi dikush tjeter. Edhe ai ben sikur trembet sepse e kupton lojen e Sorrosit dhe e kopjon. 'Mos valle prokuroret e SPAK kane frike nga kercenimet publike te Saliut, meqenese ai vazhdimisht permend kanunin? Mos i frikesohen hakmarrjes se dhunshme nese e arrestojn?'. JO! Ata nuk tremben sepse Saliu nuk ka treguar kurre shenja dhune. Por ata nuk e hetojn sepse ashtu u thote Edi Rama, sepse ne kete vend TE GJITHE JANE NJESOJ! ESHTE E GJTHA LOJE! KY VEND NUK BEHET. Me dhemb zemra kur shikoj se si Albanistani im i dashur vazhdon te shkaterrohet edhe pse bejn gjoja sikur sistemi i drejtesise ka filluar te japi shenja jete. MOS I BESONI! Une per vete nuk kam asnje shpres. Me vjen keq ta them por duhet ikur nga ky vend i MALLKUAR! (Janiiii, o Janiiii, e perhapa helmin! Kur do ma japesh tasin me sup se me grin zorret nga uria.)

    Përgjigju
  • Ledi: 08/05/2022 11:07

    Garda vrau jasht gardhit te kryeministrise dhe sipas Sali agait ka zbatuar ligjin.Harrove hordhite e tya qe me molitov dhe heshta ju sulen dyerve dhe dritareve te Rames ? Apo ato nuk quhen krim! Do metesh ne histori njeriu me i zi qe ka drejtuar ket ven per nje kohe.

    Përgjigju
  • Begu: 08/05/2022 10:54

    Atehere,kur vrau kater qytetare te pafajeshem, qe tash po ju ndez qirinje, pat thene;Ata kishin çadra e lapsa pishtolet e thika me helm.Po kete e di mire Bashi,atehere minister i mbrenshem qe, dha urdher, ndoshta me udher te Salos, per vrasje,sic vrau,plagosi e shkaterroi fashtin e tere Mediu ne Gerdec,poashtu me nurdher te Salos,dhe nga "pegjegjesia morale" pat dhen doreheqje nga posti qe "lavdrohej per akt pergjegjesie".

    Përgjigju
  • P.rdha: 08/05/2022 10:38

    Këtij do q.re robte!

    Përgjigju
  • BOLL: 08/05/2022 09:30

    Nuk është e vërtetë që SPAK funksionon vetëm me denoncime. Mund ta fillojë hetimin edhe mbi ngjarje publike. O S'pak të mjafton një denoncim sa një Amerikë që ta fillosh të paktën? Nuk po them ta mbarosh se me sa duket nuk keni këllqe për asgjë.

    Përgjigju
  • Edmond Cifci 50041 Calenzano Firenze: 08/05/2022 08:43

    Nuk ka faje saliu ketu nuk fuksionon drejtesi I NDIERi SPAKE vetem fukarenje hetone per nje cigare ashashe qe nuk kane vjedhure popullin si politika duhete te ngrihete si ne kosove gjukate nderkombetare qe te kethete besimi me ke SPAKE ka vetem zhgenjim NGUSHELLIME ARBEN KRAJEN ajduti do i beje drejtesi ajdutere

    Përgjigju
  • Sofia: 08/05/2022 07:15

    Aaa ske faj ti or Sali, kur nuk doli asnje burr me b.le aty ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Xhike: 08/05/2022 06:17

    Saliu e ka ne rregull. Cfare ti bejme kryetarit i SPAK qe sipas listes excel merr 5 milion lek ne muaj e nuk e arreston dot kete e te tjere si ky.

    Përgjigju
  • kastriot: 08/05/2022 05:48

    deri die lyeu duarte me gjake e cfare nuke i ka bere SHqiperise se gjore ,kur se sote ndez qirinje o te fravte zote oo kancer i vendit

    Përgjigju
  • Iris: 08/05/2022 02:59

    E kaluara,stresi i ketyre dy viteve dhe mosha po japin efektet e tyre.Tani Berisha eshte kthyer ne ciftin Macbeth te njesuar ne nje tek Berisha.Vendin e fantazmave,kamave e njollave te gjakut e kane zevendesuar tragjedite moderne shqiptare.

    Përgjigju
  • Lala i Lushnjes: 08/05/2022 01:32

    Veprimi i ndezjes së qiririt është i shënjt, është rit fetar në radhë të parë e nuk duhet të përdhoset nga njerëz që i kan të zhytura duartë deri në shpatulla në gjakun e popullit.

    Përgjigju
  • hst: 08/05/2022 00:31

    Ky vrases rrembeu e torturoi deri ne vdekje Remzi Hoxhen dhe me pas i zhduku edhe trupin.Familja e Remzi Hoxhes nuk ka nje varr ku te qajne te dashurin e tyre. Felliqesire me te madhe se ky nuk ka nder shqiptare.

    Përgjigju
  • ymeri: 08/05/2022 00:30

    GJITHMONE NDODH QE VRASESI TE SHKOJE NE VENDIN E KRIMIT,,,,,SI SALIU SOT NE VENDIN KU AI VRAU PA MESHIRE 4 DEMOSTRUES.......DUHEJ TA KISHIT KAPUR ME HUNJ KRIMINELIN E POSHTER.....

    Përgjigju
  • Drejtesia: 08/05/2022 00:06

    Mashtrus ordiner,njeri i vdekur qe do peshtuhet edhe nga me i degjenerumi! Kujton se populli eshte budalla,...bravo gazetares,i lumte,shume profesionale,keshtu duhet te jene te gjithe!

    Përgjigju
  • Turi: 07/05/2022 23:54

    Te lumte per pyetjen o gazetare. Bravo te qofte. Gjakpiresi i shqiperise do vetem kurr sdo heqi dore kga kto qe i ka shkaktuar popullit, por ti ruaju se do ti ndersej zagaret e vet. Sa te ket truthare e lapanjoz pa identitet si ata qe duartrokasin, ky do vazhdoj kasapanen e tij.

    Përgjigju
  • Meri: 07/05/2022 23:53

    Sali Berisha eshte nji Bullist i ndyre,dhe si I till, nuk duhet toleruar por,duhet kundursulmuar

    Përgjigju
  • Niku: 07/05/2022 23:52

    Nuk e kuptoj PSE te japin rendesi Ty....palaco

    Përgjigju
  • Termeti: 07/05/2022 23:33

    Sala eshte i vetmi ne shqiperi qe e ka mesuer fjalorin shqip rusisht permendesh, qysh ne 67.Kuptojeni vete se kush eshte!

    Përgjigju
  • Noli: 07/05/2022 23:18

    Nje i marre endet rrugeve per hallet e tije. Vemendja e shtuar e medias pas Saliut eshte tjeter cudi. Cfar ka per te thene e dhene Saliu ketij vendi? Asgje vec ndot ambientin social e politik me banalitete e tije.

    Përgjigju
  • Tepelena: 07/05/2022 23:14

    Mjere ata qe i shkojn mbrapa Saliut! Si e sakrifikojn ne kete menyre dinjitetin e tyre. Si politikan opozitar Saliu del ne protest kur nje i arrestuar vret veten. Por kur ishte kryeminister, mbrojti vrasjet dhe plagosjet e protestuesve me mashtrime absurde (cadrat pistolet te famshme), dhe refuzoi urdher-arrestet per antaret e gardes deri sa u shkaterrua nje pjese e rendesishme e provave.

    Përgjigju
  • Qytetari: 07/05/2022 22:55

    Ai eshte sh djallezor.. nuk do ta kapni kurre me forma demokratike..

    Përgjigju
    • beni: 08/05/2022 12:26

      asnje presje mos i hiq

    • Sali Enver jemi gati kurdohere: 08/05/2022 01:49

      Fiks. Kti vetem plumbi i bon dermon

  • Viçidoli: 07/05/2022 22:52

    Krimineli Sali u kthye në vëndin e krimit me objektivin e vetëm,përmbushjen e ëndrrës sërbe shqiptari i mirë është shqiptari i vrarë (vdekur) nga dora e Saliut që tash 30 vjet nuk është ndalur për asnjë moment për zhbërë Shqipërinë e ngadhënjyer Sërbinë.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 07/05/2022 21:57

    SCUTARI MOS U ÇUDIT SE ATA QE I SHKOJN NGA PAS JAN NJESOJ SI SALIU HAJDUTER HORRA E VRASES KETE KONTIGJENT KA AI MERCENAR QE I SHERBEJN NEPERMJET PARAS POR SKA KU TE SHKOJ PO I VJEN FUNDI

    Përgjigju
  • Gripi: 07/05/2022 21:35

    Merrni masa sigurie per gazetaren se " do i keputen " frenat e makines si Trebickes.

    Përgjigju
  • Scutari: 07/05/2022 21:02

    Ky eshte personazh makbethian!! Me shume me cudisin njerezit qe i shkojne pas...

    Përgjigju
    • Juli: 07/05/2022 22:24

      Tamam cfare lloji mund te jene ata qe i shkojne mbrapa ketij dinozauri

    • Saimir: 07/05/2022 21:57

      Kur ne pushtet eshte muti, njerezit hedhin syte nga bajga dhe anasjelltas.

    • Indiferenti: 07/05/2022 21:35

      Akoma flet kjo monster qe vetem fatkeqesi i sjell ketij vendi? Kur do futet brenda ky varrmihes i civilizimit, dhe i demokracise ? Spaku fle gjume .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?