Strakosha zbulon simptomat e Covid19, apelon: Respektoni masat, është e turpshme që të rinjtë nuk mbajnë maska

30 Korrik 2020, 17:49| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 18:10

  • Share

Gazetari i infektuar Bledi Strakosha, ka treguar për shenjat që i ka dhënë virusi Covid19.

Duke përshëndetur nismën e "Report Tv", për mbajtjen e maskave, Strakosha u ka bërë thirrje të rinjve që të respektojnë rregullat pasi mund të bëhen shkak për humbjen e jetës së personave të dashur.

"E vura edhe unë maskën në respekt të nismës suaj. Unë iu përgëzoj si gjithmonë "Report Tv" bën ndërgjegjësime në mënyrën më të mirë të mundshme.  Për fat me shëndet jam mirë. Simptomat e mia edhe për shkak të trajtimeve edhe të vëmendjes që kam marrë nga mjekët kanë bërë që simptomat të lehtësohen. Kisha një dhimbje fyti të tmerrshme që me zor arrija të kapërdihesha e jo më të ushqehesha. Përveç fytit kisha edhe rrufë. Temperatura më shkoi 37,5 jo shumë e lartë, por që tregonte që diçka nuk shkonte me trupin tim. Unë jam nga ata personat që shkoj menjëherë tek mjeku. Nëse ne shkojmë në spital që në simptomat e para edhe mjekëve ua bëjmë punën më të lehtë. Në ditët e para kam bërë një skaner. Unë jam identifikuar se jam me Covid19  me skaner. Unë nuk kam bërë tampon. Kam bërë një telefonatë tek 123 dhe po pres të bëj edhe një tampon. Skaneri zbuloi edhe që unë kisha marrë një dëmtim të lehtë të mushkërisë për shkak të koronavirusit.  Është një virus tinëzar. Nuk e kupton në momentin e parë. Për sa i përket prindërve të mi që kur u hap pandemia unë nuk i kam takuar. Madje mamaja ime kishte ditëlindjen, po nuk e kemi festuar. Më vonë i kam marrë prindërit që të dalin sepse ata ishin komplet të izoluar. Kemi pirë një kafe në Dajt, por tashmë janë në shtëpi dhe janë mirë. Fatmirësisht nuk janë infektuar. Por u duhet bërë një tampon edhe atyre", tha gazetari Strakosha.

Gazetari ka thënë më tej se është e turpshme që të rinjtë të mos mbajnë maska, ndërkohë që ka të moshuar që dalin për të kryer punët e tyre.

"Është e turpshme që të rinjtë nuk përdorin maska përgjithësisht, ndërsa të moshuarit që dalin nga shtëpia për të marrë pensionin ose kanë punë ata vendosin maska. Është e rëndësishme që maskën ta kemi të gjithë. Është një luftë që luftohet vetëm për ata që infektohen, por për t'ia dalë mbanë, për ta mposhtur duhet të luftojmë të gjithë. Virusi është i pranishëm", deklaroi për "Report Tv", Bledi Strakosha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 30/07/2020 18:32

    Po kur dilke me skaner qe qebke me covid pse e bejn tamponin ikni beni nga nje skaner eshte me efektive dhe me e lehte spo marrim vesh prit kur te thon me degjoi doktori me vesh e dola me covid

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?