Bota

Strasburg, duke pritur zgjidhjen e misterit politik të dekadës së fundit - A do ta heq Londra litarin nga gryka?

18 Shtator 2019, 13:09| Përditesimi: 18 Shtator 2019, 13:13

  • Share

Krenaria dhe paragjykimet midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian nuk janë motiv për të zgjidhur misterin politikë të dekadës - a do ta heq Londra litarin apo jo?

Është fshehur pas formulave të vështira, si pas të ashtuquajturit ‘BackStop’, siguria për të mbrojtur Republikën e Irlandës nga pasojat e një dalje traumatike të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

Megjithatë, në orët e fundit të mbetura, nuk përjashtohet të luhen kartat e fundit. Dhe duket se eurodeputetët janë të lumtur që marrin pjesë në dramën Elizabethiane, në kuptimin që Brukseli, në vend të shoh Boris Johnson, Cari i mjegullës në Kanalin e La Manshit, shikojnë si zgjidhje Pallatin Bucking dhe precedentët juridikë që datojnë nga koha e William “the Conqueror”.

Por Jean-Claude Juncker, preferon formulime ligjore sterile bashkëkohore

"Unë i thashë kryeministrit Boris Johnson se nuk kam ndonjë dashuri të veçantë për Back Stop, por dashurojë qëllimin të cilit i shërben. Kjo është arsyeja pse kam ftuar kryeministrin britanik të bëjë propozime konkrete që arrijnë të njëjtin qëllim”

Barnier dhe Juncker u takuan me Kryeministrin britanik Boris Johnson në Luksemburg të hënën e kaluar. Në mungesë të rezultateve, ata premtuan të kthehen për tu takuar sërish me njëri tjetrin

Replicat do të vazhdojnë deri më 31 tetor dhe mundësia që Brexit të shtyhet me tre muaj, duket se mund të ngrohë sadopak shpirtrat e trazuar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?