21 janari/ Strasburgu kërkoi hetim për vrasjen e Aleks Nikës, xhaxhai për Report Tv: Të thirret Berisha dhe Basha! Kemi kërkuar që SPAK-ut të marrë çështjen

14 Nëntor 2023, 11:48| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 13:16

  • Share

Pas vendimit të gjykatës së Strasburgut se për vrasjen e Aleks Nikës më 21-janar 2011, ishte përgjegjës shteti dhe kërkoi të bëhet hetim, xhaxhai i viktimës Mark Nika, në një intervistë për Report Tv thotë se ky ishte një vendim i pritshëm, pasi ata e dinë se e ka vrarë shteti në Bulevard.

Duke ju referuar vendimit të gjykatës së Strasburgut që kerkon që shteti të kryejë hetimet, Mark Nika tha për Sot Live në Shqipëri hetimet duhet në nisin nga e para dhe në lidhje me këtë duhet të merren në pyetje edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nika nënvizoi se kanë kërkuar që SPAK të kryejë hetimet, pasi nuk kanë parë rezultate nga ana e prokurorisë së Tiranës, kjo për faktin shtoi ai se ndoshta kanë pasur frikë dhe ndrojtje.

‘Ishte një vendim i pritshme prej nesh për shkak se kemi pasur dhe kemi të drejtë pasi na e ka vrarë shteti në Bulevard. Vendimi merr karakter të aktit shtetëror pasi e detyron gjykatën dhe prokurorinë shqiptare që çështja të hetohet nga themeli. Të bëhet një hetim i gjithanshëm duke pyetur dhe dëshmitarë. Ata kanë qëndruar jashtë procesit hetimor, janë në Kuvend si Berisha dhe Basha, kanë qenë të dy Berisha dhe Basha.

Kanë pranuar vetë botërisht se i kemi vrarë dhe vrasim përsëri, ndërsa Basha tha se vrasje janë legjitime këto dy persona nuk janë thirrur nga prokuroria e Tiranës. Kemi kërkuar nga Strasburgut nëse është i drejtë apo jo. E detyron drejtësinë shqiptare të merret me ketë punë. Të kryejnë hetimet drejtësia. Fajtorët urdhëruesit dhe ekzekutorët i përcakton gjykata.

Janë vrarë 4 vetë dhe janë plagosur disa. Ata kanë gjuajtur për të vrarë njerëz. Çështja po të hetohet me drejtësi një hap i ndan. Kemi kërkuar nga SPAK-u që çështja të hetohet. Është një interpretim procedurial, ne nuk duam që prokuroria e Tiranës të merret me këtë hetim. Ata kanë pasur trysni dhe s’ka pas vullnet të merren me këtë punë. Kanë ndrojtje frikë, i kam kërkuar prokurorisë së Tiranës të thërrasin Berishën dhe Bashën. Nuk mundet një drejtësi e pavarur të deklaroi të pafajshëm vrasësit dhe porositësit. Na lehtëson se ata nuk kthehen më.’- tha Mark Nika.

Vrasja dhe mos zbardhja e ngjarjes, janë dy shkeljet që Gjykata e Strasburgut ka shënuar në verdiktin e saj për vdekjen e Aleks Nikës, njërit prej 4 protestuesve që mbetën të vrarë në 21 janar të vitit 2011, përpara Kryeministrisë. Sipas argumentimit, Gjykata pretendon se ‘ligji i kohës dhe plani masave të Gardës nuk garantonin jetën dhe zbardhja e ngjarjes nuk u realizua’.  Këto cilësohen si shkelje të dy aspekteve të jetës, sipas Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata ka gjetur mangësi në ligjin për përdorimin e armëve në operacionet e kontrollit të turmës: Shteti dështoi të kontrollojë ngjarjen dhe përdori forcën vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës Kombëtare që rezultoi në vdekjen e Nikës: Qeveria ka pranuar se një përdorim i tillë i forcës ishte joproporcional.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?