Gjatë ditës së sotme përfaqësues të Partisë Demokratike nxituan të deklaronin se Gjykata e Strasburgut kishte rrëzuar procesin e vetingut, duke iu referuar vendimit të GJEDNJ mbi çështjen e prokurorit Besnik Cani.Thënë ndryshe, të gjithë ata që disa vite më parë e votuan pa dëshirë vetingun dhe reformën në drejtësi në Kuvendin e Shqipërisë, tentuan sërish sot ta zhbëjnë këtë proces.
Por në fakt, e vërteta është se Gjykata e Strasburgut nuk ka rrëzuar procesin e vetingut dhe as ka ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e tij si proces. Për ta kuptuar këtë mjafton t’i referohemi rastit të veçantë të prokurorit Besnik Cani, për të cilin ka folur Gjykata. Prokurori Besnik Cani u shkarkua nga detyra marsin e vitit 2020 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ai iu drejtua GjEDNJ me pretendimin se pjesë e trupës gjykuese ndaj tij ishte Luan Daci, i cili më vonë u dënua se kishte falsifikuar dokumentet për tu bërë pjesë e vettingut.
Pas kësaj, ‘Strasburgu’ ka vendosur që t’i japë mundësinë prokurorit të shkarkuar, t’i drejtohet sërish Kolegjit të Apelimit për t’i trajtuar çështjen, duke theksuar se Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ishte caktuar sipas ligjit, pasi gjyqtari Luan Daci nuk duhet të ishte pjesë e trupës gjyqësore sepse nuk plotësonte kriteret.
Për më tepër GJEDNJ nuk i ka pranuar kërkesat e tjera për kthimin në detyrë të menjëhershëm të prokurorit, çka nëse do të ndodhte, do të cënonte edhe vendime të tjera të Kolegjit dhe as nuk i ka pranuar shpërblimin monetar që ai pati kërkuar.
Në këto rrethana, për sa kohë nuk ka kthim në detyrë të prokurorit, por vetëm ritrajtim të çështjes, vendimi i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, nuk vë në diskutim themelin e vetingut, por vetëm ndihmon në mirëfunksionimin e proceseve të reformës në drejtësi.
ne fakt ky Luan Daci eshte emertese e PD ne kolegj te apelimit. niveli i atyre qe coi PD ishte llum i llumerve dhe kjo jo pa qellim. fitoren e ketij djalit ish prokuror e kane trumpetuar si deshtim i vetingut, kur ne fakt eshte nje fluske.
Përgjigju