Ekonomi

Strategji e re me 7 shtylla për financat, ministria: Ulje borxhit, rritje të ardhurave

5 Shtator 2019, 17:30| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 17:44

  • Share

Miratohet strategjia e re për Menaxhimit të Financave Publike. Mbledhja më e madhe e të ardhurave dhe funksionimi më me efektivitet i Administratës Tatimore do të jenë në fokus të Minsitrisë së Financave dhe për tre vitet e ardhshme.

Deri në vitin 2022 qeveria shqiptare synon të arrijë, uljen e borxhit publik në nivelin e 60%, përmirësimin e mbikëqyrjes së menaxhimit të investimeve publike, përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave, të garantojë më shumë qëndrueshmëri për financimin e buxhetit në nivelet e qeverisë qendrore dhe vendore.

Në tërësi e gjithë strategjia e miratuar ka në brendësi 7 objektiva kryesore që duhet të përmbushen brenda 3 vitesh. Një kriter i shtuar është edhe eleminimi i keqmenaxhimit të financave nga administrata.

Në draftin e miratuar, Ministria sqaron se shkak për këto ndryshime janë bërë edhe pengesat që janë hasur në strategjinë që është ndjekur nga vitit 2014-2018, ku nuk ka patur një respektim të kritereve të vendosura. Një nga shembujt e dhënë është kapërcimi i tavanit ligjor prej 60% për raportin e borxhit publik në raport me PBB-në, dhe që nuk u respektua në vitin 2014 ku borxhi arriti mbi 72% të PBB-së.

Po ashtu ndikim  negativ ka patur edhe shkrirja e ministrive përgjegjëse për financat dhe ekonominë, që solli ndërprerje të aktiviteteve dhe masave për përmbushjen e rezultateve kyçe në përmirësimin e menaxhimit të investimeve publike.

Në mbledhjen që ka mbajtur ministrja e Financave Anila Denaj me Komitetit Drejtues të Menaxhimit të Financave Publike ka theksuar se realizimi i këtyre objektivave sjell konsolidimin e ekonomisë si dhe e mbron atë nga risqe të brendshme, ashtu edhe nga ato të jashtme.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?