Sali Berisha

Strategjia e Berishës që tregon se 'atentatin' me grusht ndaj tij e organizoi vetë

8 Dhjetor 2022, 14:37| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 14:39

  • Share

Sali Berisha kishte paralajmëruar një protestë historikë në 6 dhjetor. Qëllimi i saj do të ishte t’i tregonte fuqinë e tij Europës, t’i tregonte asaj se si Edi Rama nuk lejon opozitën të protestojë në Bulevard dhe  të merrte vëmendjen  27 liderëve të BE-së për tu thënë që Edi Rama është një diktator.

Por, kur doli nga selia dhe pa sa pak demokratë e ndiqnin nga pas, kur e pa që bulevardin e kishte të lirë për të protestuar dhe kur pa që liderët e BE-së jo vetëm që e injoruan atë, por dhanë lajme të mira për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, kuptoi që dështimi ishte i pashmangshëm.

Kjo  ishte ajo që ndodhi me protestën madhështore të tij. Pas kësaj, historia dihet nga të gjithë. Një person më probleme mendore qëlloi Sali Berishën dhe vëmendja iku nga dështimi i protestës dhe u fokusua të incidenti. Dhe këtu duhet të fokusohemi në fakt për të parë dhe kush e organizoi atë ngjarje të shëmtuar për vendin në një ditë historikë për vendin.

Unë mendoja deri dje dhe mendoj edhe sot se  incidentin  nuk e ka provokuar Edi Rama sepse nuk do kishte asnjë interes, përkundrazi e dëmton atë.

Mendoja që nuk e ka inskenuar as Sali Berisha, duke menduar që do e luajë pak politikisht por kaq. Mirëpo sot, duke parë revanshin që ka marrë Berisha duke përsëritur vetëm argumentin se ‘atentatin’ me grusht ndaj tij e ka organizuar Rama, logjika më thotë të kundërtën.  Kjo për disa arsye, bazuar në disa fakte.

Faktet tregojnë se agresori Gerti Shehu ishte një person me probleme mendore dhe nuk kishte qenë kurrë agjent i Policisë së Shtetit. Këtë e ka vërtetuar dokumenti dhe mjeku (ish-student i Berishës) i cili ka dhënë disa intervista duke sqaruar se është ai që e ka vizituar dhe lëshuar dokumentin që vërteton problemet mendore të Shehut. E ka vërtetuar e ëma e Shehut edhe duke i kërkuar ndjesë Berishës. E kanë vërtetuar komshinjtë e Shehut gjendjen e tij psikologjike. E kanë vërtetuar videot e tij ku shihet qartë që kishim të bënim me një person më ç’rregullime.

E ka vërtetuar edhe policia duke deklaruar publikisht me anë të drejtorit të Policisë së Shtetit,  se Gerti Shehu nuk ka qenë kurrë punonjës i strukturave të saj. A mund tè jenë të gjithë gabim dhe të vërtetën absolute e zotëron Berisha?

Sigurisht që ishte një incident i papranueshëm dhe i dënueshëm, por i parë të ndodhë nga Italia në Francë e SHBA. Por e paparë në asnjë vend, është që i dhunuari të injorojë çdo fakt dhe të krijojë një histori konspirative qesharake. Pikërisht për faktin se Berisha ka zgjedhur  të injorojë çdo fakt dhe kërkon ta kthejë të gjithën në një konflikt politik, të bën të mendosh se organizatori i incidentit mund të jetë pikërisht ai. Sepse i vetmi që po rreket ta mbajë gjallë dhe po e shtrydh për të përfituar politikisht është Sali Berisha. I vetmi që duke u viktimizuar ishte i interesuar të prishte Samitin historik është Sali Berisha. Ndërsa duam s’duam, Edi Rama është i fundit që donte të prishte atë samit që e organizonte vetë dhe i fundit që do  eleminimin e Sali Berishës nga politika, sepse e ka A-sin e tij për të fituar çdo palë zgjedhje.

I vetmi që duke përdorur strategjinë e viktimizimit për të ndryshuar perceptimin që ka në publik si dhunues kronik, është Sali Berisha dhe nuk do e kishte problem të merrte një grusht për të arritur qëllimin e tij. Eleminime politike me grushte nuk kemi parë kurrë në historinë e njerëzimit, ndërsa inskenime kemi parë pafund, i fundit mesa duket ishte në datë 6 dhjetor.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 09/12/2022 11:19

    Shumë e saktë.Version i tipit BABALE. -Dhunuesi e ka babanë antar të PD dhe nëna e tij ka rritur fëmijt e Argitëd.Ndaj Sb tha..nxirreni nga burgu se e ka fain E.Rama..Armiku Im.. 2.Dhunuesi së pari u fut në SHQUP,Mori udhëzime dhe u shoqërua deri tek viktima.Për 3-4 m Ai lëvizi me GRUZHDE PËRPJET SI BOKSIR NË RING dhe të gjithë i mbanin sehir kur personi e futi në shtegun midis kamerave e 13 bodiguardëve të Sb..dhe athere filloi dhuna ndaj tij e paprecedent që edhe mund ta vdisnin për të humbur gjurmët e lojës BABALE. 3.Fakti që Sb nuk njeh mjekun,Policinë,Drejtësinë dhe,kërcënon me gjakosur të kundërshtarit si hakmarrje adoleshenti,tregon se skenari është sajuar prej tij. 4.Sb i intereson që medjet e tij 99 % të merren me të për të shpëtuar nga burgu për 155 krimet e bëra në 32 vite. 5.Përfundimisht DREJTËSIA ka dështuar pasi po zvarrit problemin.Dhe jo vetëm këtë rast. 6.E.Rama mund të pranonte edhe vdekjen e tij në një rast si SAMITI EUROPIAN NË 110 VITE dhe jo gjakosjen e një Përbindëshi AntiKombëtar në 6.12.

    Përgjigju
  • gazi: 09/12/2022 10:52

    Cte besh do te gjesh ne kete bote, sa ka vrare, rraure e zhdukur Sali non grata, ja ka kaluar dhe Enverit.

    Përgjigju
  • Niko: 08/12/2022 15:53

    100% ai vete e ka organizuar me bandat e tija te PDse,dhe te mbeshtetura nga ILIR META.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?