Ministri Ervin Hoxha dhe ambasadori britanik Nick Abbot

Kronikë

Strategjia e rikuperimi i aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, ministri Hoxha takon ambasadorin britanik Abbot: Rekomandim kyç i BE!

1 Gusht, 15:02| Përditesimi: 1 Gusht, 15:06

  • Share

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot (1 gusht) ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot.

Pas takimit, Hoxha bëri edhe një postim në rrjetin social, ku shpjegoi detajet e bisedës, ndër më kryesoret edhe strartegjia dhe bashkëpunimi në rikuperimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, që sekuestrohen.

"Prita sot në një takim të frytshëm ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot. Bashkëbisedimi u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve në fushën e sigurisë, në kuadër të Planit të përbashkëta të Masave, “Dialogu kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda”, me theks të veçantë te prioriteti strategjik i rikuperimit të aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale”, shkruan ministri.

Më tej ai thekson se funksionalizimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve është një nga rekomandimet kyçe të Bashkimit Europian dhe një element thelbësor i axhendës së integrimit. Në këtë drejtim, Ministria e Brendshme ka përfituar mbështetje të vazhdueshme nga partnerët.

“Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në këtë fazë është një kontribut i çmuar për konsolidimin e këtij mekanizmi të ri institucional, si pjesë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024–2030”, shprehet Hoxha.

Më tej jep edhe pikat e diskutimit dhe mundësitë e zgjerimit të mbështetjes.

“Diskutuam për mundësitë e zgjerimit të kësaj mbështetjeje, përmes:

-trajnimeve të avancuara për ekspertët e ZRA dhe bashkëpunëtorët institucionalë;

-mbështetjes për takime operacionale ndërkombëtare dhe rajonale;

-ndërtimit të kanaleve të drejtpërdrejta me homologët britanikë;

-zhvillimit të databazës analitike të rasteve të ZRA, në përputhje me standardet më të mira britanike.

Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të çuar përpara këtë proces jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe goditjen e krimit të organizuar, përmes ndjekjes së parave me burim të paligjshëm", përfundoi ministri reagimin e tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?