Qeveria do të ndryshojë taksimin e pronës, bëhet fjalë për një reformim të taksimit të banesës dhe të ndërtesës apo për tokën bujqësore apo pyjore.
Sipas pr/ligjit të ri i cili që po hartohet Qeveria taksimi nuk do të llogaritet më mbi bazën e çmimit të referencës së pasurisë, por mbi vlerën e tregut. Kjo u bë e ditur nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj sot paradite gjatë një takimi me pedagogë dhe studentë të universitetit të Bujqësor të Tiranës.
“Ka ardhur momenti të bëjmë një reformë edhe për taksën në vetvete. Kur flas për taksën e pronës, flas për ndërtesat, banesat, por edhe për tokën bujqësore, pyjore, apo për tokën që supozohet të shkojë për zhvillim. Propozojmë të kalojmë nga një taksim në bazë të çmimeve të referencës në një taksim i cili merr parasysh çmimet e tregut, që në fakt është praktika ndërkombëtare.” deklaroi paraditen e sotme ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë një takim me pedagogë dhe studentë të Fakultetit Ekonomik në Universitetin Bujqësor të Tiranës
Projekti është dërguar paraprakisht për mendim ekspertëve të Universitetit Bujqësor i Tiranës për të marrë mendim për taksimin e tokës bujqësore, përpara se kjo të finalizohet në pr/ligj dhe të hidhet në konsultim publik.
"Ne besojmë që ka ardhur momenti që Shqipëria ta fillojë këtë reformë. Është shumë e rëndësishëm të kuptojmë që toka është një aset, i cili domosdoshmërisht duhet shfrytëzuar dhe duhet të ketë incentiva, pse jo dhe incentiva të politikave fiskale, që të nxisin përdorimin dhe shfrytëzimin e tokës. Toka e papërdorur dhe toka e pambjellë mbetet aty dhe pronarët e saj, fermerët ose jo, nuk kanë asnjë incentivë sot që ta zhvillojnë tokën.Nëpërmjet këtij ligji ne synojmë që të rrisim eficencën e përdorimit të tokës dhe të nxisim incentivat për shfrytëzimin e saj, nga ato individë që duan ta shfrytëzojnë, kanë kapacitet dhe njohuri që ta shfrytëzojnë."
Edhe pse nuk u thanë shumë detaje nga ligji disa kategori duket që do të kenë mundësi të subvencionohen dhe do të ketë incentiva për fermat e reja.
“Ligji ka shumë detaje edhe lidhur me kategoritë që do të subvencionohen, pasi ka kategori të cilat kanë paaftësi në pagesë. Përsa i përket taksës që supozohet që të jetë taksë për sektorin bujqësor, për tokat bujqësore apo pyjore, ka disa incentiva lidhen me vitet e para të prodhimit, në mënyrë që ne të bëjmë të mundur që të nxisim mbjelljen, të nxisim prodhimin, të nxisim shfrytëzimin e pronës," tha Ibrahimaj.
Të ardhurat nga taksa e pronave përbëjnë 0.3 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto ndërkohë që në vendet e rajonit është më e lartë
“Vendet e rajonit kanë një mesatare rreth 0.8 % të GDP, ndërkohë që ne jemi në nivelin 0.3 të GDP, ndërsa përgjithësisht vendet e OECD e kanë 1.1 % të GDP, vendet e zhvilluara si SHBA, Kanada dhe Anglia shkojnë nga 2.5 në 3%. Pra, dukshëm dhe qartazi ne kemi një nivel shumë të ulët dhe taksimi dhe mbledhje” sqaroi Ibrahimaj
Reforma duket se do të kërkojë shumë komunikim publik me popullatën për të shpjeguar pse bëhet ky taksim dhe cili është niveli i taksimit. Gjithashtu trajnim për 61 bashkitë tona të cilat do të duhet ta mbledhin këtë taksë.
Popull kafshe knej shet voten pastaj ankohet !! Mire ju a bejne nuk meritoni demokraci mbajtet ne kurriz 50 vjet Enver Hoxhen tani do mbani dhe 50 vite Ed llumin !! Vetem te shisni pordhe dhe te masakroni njeri tjetrin dini o shqiptare injorante !!!
Përgjigjupo pse vendosni taksa te tjera kur njerezit nuk paguajne dot ato qe kane. tani ka dale edhe nje skeme tjeter punonjesi hajdut apo menaxheri i cmendur, qe nuk mban pergjgjesi per per tvsh
PërgjigjuJu jeni vertet per t u zene me shpulla! Del njeri thote nuk iki pa rrit pensionet, pasi rriti rrogat e deputeteve qe kishin ngele pa ngrene, tani del kjo thote do rris taksen e banesave. Shperble njehere pronaret, qe ju ke marre taken per investitoret strategjik, rrit rroga e pensione qe te kene njerezit te mbajne frymen, pastaj rrit buxhetin me taksat tona!
PërgjigjuPo ata që u merret toka apo objektet për interesa publike pse nuk zhdëmtohen me vlerën e tregut? Apo vlera e tregut respektohet vetëm kur shteti merr, por jo edhe kur është i detyruar të japë.
PërgjigjuPak dite me pare, ashtu fshehurazi, u ngrit "grupi" per te "revizionuar" token, pyje dhe kullota, gjoja per pune kadastre. Sot, lancuan paketen per zhvatje permes takses. Neser, zbatojne operacionin e rimarrjes se tokes permes rishtetezimit dhe dhenies me "koncesion strategjik" dhe kerbacit me taksa per te shternguar pronaret te shesin pronen qe kane. Nuk do kete me ullishta madje as gure sdo mbeten bregut te rivieres. Skenaret neper filma me mafie, shtetkapje apo deep state jane tashme realitet. Ne eksperimentin Shqiperi.
PërgjigjuDo t'ju mbeten Lali Erit dhe kryebashkiakeve te Durresit,Vlores,Sarandes,Ksamilit,Lezhes e Pogradecit pa shitur betoni e pallatet.Kush i ble tani apt.e shtepite ne Tirane e Durres e ne qytetet e tjera kryesore,me cmime sikur je ne NY,San Francisco e Washington.D.C por me kushte si uje ,ngrohje etj sikur je ne Afrike e Indi?! Tani kesaj do t'i shtohet dhe taksa /sipas tregut/,do te kthehen te gjithe nga kane ardhur.
PërgjigjuToka dhe trualli qe trashegohen nuk duhet te kene reference ne brezin e pare te trashegimise sepse nuk ka kuptim tia shes prindi femijes duke e perjashtuar nga taksat e shitblerjeve te aplikuara ne rastet e perdorimit te saj me qera te subvencionuar per investime strategjike per shembull ne 99 vjet
PërgjigjuKabllin popullit, kur ta merr shteti keto perdorin çmimin e references, kur do te marr taksat sipas çmimit te tregut thote.
PërgjigjuCili moment ka ardhur, oj qorre? Keni shume ne pushtet, prandaj ndodh kjo. E bete si ne komunizem qe kur su delte hesapi, ja fusnin fshatarit sa u donte qejfi.
PërgjigjuPo kompensimin e shpronësimit pse nuk e bëni sipas tregut. Familjes time i shpronësuan 8000 m2 në mbikalimin e Fushë-Milotit me 3400 lekë të vjetra për m2. Kuse çmimi i tregut është 30-40€ m2. A është krim ky. Me lekët që i dhatë për 8 dynymë nuk bleu dot a një dylym. Çfarë drejtësie është kjo. Një gjyqtare e shkallës 1 e rriti në 3800 lekë të vjetra m2, kurse një gjyqtar bandit në Apel, Artur Malaj, e uli prapë në 3400 ALL/m2. Këto janë turpe
PërgjigjuPo mir moj zemra, bej dhe kompensimet me cmimet e tregut, jo vetem taksat
PërgjigjuPara se te besh leter TI qorre duhet te besh njeh her ligj QE toka.shpija smith prona ka cmimi. E tregut jo te references sipas hartes.pasi te besh leter automatikisht edge taksa do jet sipas ketij ligji.taksa esht ne baze te cmimit QE vlen prona sipas shtetit.e thjesht.ngelet Tu na vjedh
Përgjigju