Albin Kurti dhe Alexandar Vuçiç

Strategjia e tensioneve të Albin Kurtit, analiza e gazetës prestigjozez franceze "Le Monde"

15 Dhjetor 2022, 16:46| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 16:55

  • Share

Në gazetën prestigjioze franceze “Le Monde” është publikuar një shkrim i gjatë, në formë analize, i titulluar “Strategjia e tensioneve të Albin Kurtit”. Akuza kryesore në këtë shkrim është se Kurti nuk po dëgjon aleatët perëndimorë dhe se bart përgjegjësi të madhe për tensionet e krijuara.

Ky artikull është shkruar nga korrespondenti i kësaj gazete në Vjenë të Austrisë, Jean-Baptiste Chastand dhe citon gjithashtu edhe të tjerë.

“Gati dy milionë kosovarë e dinë se janë shumë të lidhur ndaj rolit vendimtar të NATO-s në luftën e tyre kundër Serbisë më 1999 për t’i lejuar vetes që të distancohen nga aleatët e tyre perëndimorë,” – nis shkrimi në Le Monde. Sipas kësaj gazete është Kurti që megjithatë i lejon vetes një distancim të tillë.

Në artikull kritikohet edhe pala serbe, por nënvizohet se “burimi i tensioneve aktuale fillimisht duhet kërkuar në Prishtinë.”

“Pala serbe nuk mbetet pa u qortuar me këtë retorikë luftarake, por megjithatë burimi i tensioneve aktuale fillimisht duhet kërkuar në Prishtinë. Që nga fillimi i vitit 2022, kryeministri aktual kosovar, nacionalisti i majtë shqiptar Albin Kurti, ka intensifikuar veprimet në Mitrovicën e Veriut, edhe nëse kjo nënkupton thyerjen e status quo-së së deritanishme të favorizuar nga evropianët dhe amerikanët. “Problemi në veri ishte si një konflikt i ngrirë, por ai vendosi të veprojë atje për të forcuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës,” vëren Engjellushe Morina, nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, një institut pan-evropiane. Ish lideri studentor shqiptar i viteve të ’90-a, Kurti tashmë 47 vjeçar, është i njohur për ngurtësinë e tij legjendare.” – thuhet mes tjerash në këtë shkrim, që duket sikur përqesh kryeministrin në këtë drejtim.

Akuza kryesore në këtë shkrim është se Kurti nuk po dëgjon aleatët perëndimorë dhe se bart përgjegjësi të madhe për tensionet e krijuara.

Në fakt, tensionet aktuale pasi u shty data e zgjedhjeve (18 dhjetori) tashmë janë parë si përgjegjësi e Serbisë nga shumë diplomatë të ndryshëm ndërkombëtarë.

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 16/12/2022 00:01

    Te gjith e dime QE Kosova u clirua se donte USA.te gjith e dim QE Kosova Nuk mbrohet dot vetem NGA serbia.pra nese USA thot Bej keshtu...ashtu duhet bere .

    Përgjigju
  • shkoder: 15/12/2022 18:23

    Franca gjithmone ka favorizuar serbin dhe analiza e tille eshte. Kosovaret e duan vendin e tyre dhe jane konsistent ne qendrim e sbejne pazar si ne shqiptaret , njehere me jugosllavin, njehere me rusin, njehere me kinen, njehere me ameriken, njehere me ate e sames..

    Përgjigju
  • Beni: 15/12/2022 17:16

    Kurti mos te bej si i forte po te degjoj ata qe i kane dhene lirine se po te ishte per keta do kishin ardhur te gjithe ne Tirane

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 15/12/2022 17:02

    Artikulli i sipërm në "Lë Mond" eshte porosìtur e paguar nga Beogradi dhe lehaqentë e tij në Tiranë dhe Prishtinë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?