Kronikë

Strategjia Kombëtare e Arsimit 2021-2026, Kushi nis konsultimet publike nga Durrësi: Anglishtja, arti dhe sporti që në klasën e parë

24 Maj 2021, 10:27| Përditesimi: 24 Maj 2021, 10:28

  • Share

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar konsultimet publike në lidhje me hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026 janë zgjeruar më tej edhe në nivel vendor me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm të përfshirë në këtë proces në Durrës.

“Bashkëpunimi dhe konsultimi efektiv me aktorët vendorë, zyrat arsimore, si dhe nxënësit dhe prindërit, kanë shumë rëndësi për MASR në hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026”, tha Kushi.

Ajo cilëson se tryeza e konsultimit e zhvilluar në qytetin bregdetar ishte një tryezë shumë të frytshme diskutimi për arsimin parauniversitar të 5-vjeçarit të ardhshëm.

Gjatë takimit, Ministrja Kushi ka nënvizuar faktin se po punohet intensivisht për të realizuar me sukses objektiva si: përfshirja në kurrikula e gjuhës angleze që në klasë të parë, arti, zejet, klasat sportive dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit.

I.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?