Strategjia Kombëtare e Rinisë, Muzhaqi mblidhet me të rinjtë: Vlerësojmë impaktin në jetën e tyre të përditshme

6 Korrik 2023, 20:03| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 20:04

  • Share

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi së bashku me 140 të rinj nga 59 Këshilla Vendorë Rinorë janë mbledhur së bashku në kampin “Rinia Vlerëson”, për të diskutuar për strategjinë 8 vjeçare për rininë.

Kujtojmë që një vit më parë përgjatë konsultimit publik dhe në kampin “Rinia Vendos” të rinjtë nga e gjithë Shqipëria kanë shprehur nevojat e tyre dhe kanë vendosur për të ardhmen e tyre, e të gjitha këto nevoja janë përkthyer në masa konkrete me bazë ligjore dhe kanë filluar zbatimin që prej 8 muajsh.

“Vjet zhvilluam kampin ‘Rinia Vendos’, ku të rinjtë e 35 bashkive na u bashkuan për të vendosur për të ardhmen e tyre, për të vendosur mbi Strategjinë Kombëtare të Rinisë, ndërsa këtë vit ‘Rinia Vlerëson’, ku të gjithë së bashku vlerësuam për çka vendosëm vjet”, u shpreh Muzhaqi.

Të rinjtë pjesë e Këshillave Vendorë Rinorë të ngritur në kuadër të plotësimit të qëllimeve dhe masave të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029 për fuqizimin e zërit të të rinjve në procesin e vendimmarrjes lokale u bënë pjesë e kampit “Rinia vlerëson” për të ndarë përvoja, ide kreative, për të qenë zëri i brezit të tyre dhe brezave të ardhshëm.

Ministrja përgjegjëse për rininë u shpreh se mendimi i të rinjve dhe vlerësimi objektiv i tyre është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

“Shumë e lumtur që të rinj nga e gjithë Shqipëria gëzojnë mendim kritik, ide brilante dhe janë gjithmonë aty, gati për të ngritur zërin për bashkëmoshatarët e tyre dhe brezat e ardhshëm. Për më tepër, ndanë me shumë dëshirë eksperiencat e tyre si anëtarë të KVR-ve, duke marrë dhe ide të reja për t’i implementuar në qytetet e tyre. Në përfundim të sesioneve dhe bisedimeve, të rinjtë plotësuan pyetësorin për vlerësimin e jashtëm të SKR29, i cili na ndihmoi për të kuptuar më shumë rreth zbatimit të suksesshëm të strategjisë në nivel kapilar”, tha Muzhaqi duke theksuar që të rinjtë janë një katalizator shumë i rëndësishëm në vendimet që merren për të tashmen dhe të ardhmen e tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?