Sociale

Strategjia kombëtare për rininë, Rama me nxënësit në Durrës: Problem informatika dhe laboratorët, i adresojmë në projektbuxhetin e vitit që vjen

19 Tetor 2021, 17:35| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 20:14

  • Share

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit bregdetar, në kuadër të projektit të qeverisë për të hartuar Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029). Ndërsa dëgjo problematikat e nxënësve, Rama tha se pothuajse ata kanë të njëjtat problematika, duke theksuar se ato do të adresohen që me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Një problematikë e tillë tha Rama është edhe cilësia e mësimit të informatikës dhe orëve në laboratorë. AI tha se plotësimi i laboratorëve do të jetë një plan afatshkurtër si dhe do të ndryshohet sistemi i mësimit të informatikës

"Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, disa pika që kanë qenë të kudondodhura në takimet e kryera, janë diskutuar sot me anëtarët e kabinetit për t'i adresuar që me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Një çështje që ngrihet kudo është çështja e cilësisë së ulët të mësimit të informatikës sepse klasat nuk janë në lartësinë e duhur. Duhet mësuar në mënyrë praktike dhe kreative.  Një temë tjetër është mungesa e cilësisë së orëve në laboratorë sepse nuk janë të pasur dhe për shkak të mjeteve të kufizuara dhe kurrikulës së punës laboratorike, nxënësit ankohen që të kenë mësim që secili të jetë informues. Sistemin e informatikës, do ta bëjmë të qendërzuar. Do fillojmë të plotësojmë laboratorët, një objektiv afatshkurtër dh do ndryshojmë sistemin et ë mësuarit ët informatikës. ", tha Rama.

Ai u ndal edhe te këshillimi i karrierës, që e konsideroi një nga shqetësimet më kryesore të ngritura dhe se qeveria do të përgatisë një strategji për këtë.

"Një nga shqetësimet kryesore të ngritur nga ju është që këshillimi i karrierës nuk na jep një pamje shteruese për çfarë duam të bëjmë dhe as sigurinë se po shkojmë në drejtimin e duhur për krijimin e opinionit tonë. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi hapur këtë dialog për të bërë strategjinë. Në Shqipëri kush nuk ka bërë strategji në gjithë këto vite, por nëse ajo bëhet për të adresuar një grup të caktuar shoqëror dhe nuk merr parasysh ata që ju adresohet, e ka të lartë riskun që të dështojë. Problem që duhet adresuar tani, shqetësimet që janë më të përbashkëta duhen adresuar tani dhe mund të na çojnë në një nivel tjetër", theksoi Rama.

Kryeministri përmendi edhe planin për futjen e programit të zejeve dhe sportit në shkolla, duke thënë që mësimi i nxënësve mos jetë vetëm në klasë dhe në i-phone, por të lidhet dhe me punën e duarve dhe kreativitetin artistik.

"Ne sot kemi diskutuar vendosjen në dispozicion të programit të arteve dhe të zejeve në të gjitha shkollat, jo vetëm në ato profesionale, të një financimi të veçantë, ku do të përfshihen dhe vullnetarizmi. E tha shumë bukur një nga vajzat këtu që jeta e të rinjve të mos jetë e mbyllur në klasë dhe në kutin e i phone-it, por të jetë e lidhur edhe punën e duarve, kreativitetit artistik dhe dëshirën qytetare për t’u aktivizuar në punë në të mirë të komunitetit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se nxënësve do t'i krijohen mundësi edhe që të marrin njohuri të thelluara për të hyrë në botën e teknologjisë. Sipas Ramës, teknologjia ofron mundësi të pafundme punësimi.

"Çështja e kushteve që do krijojmë për t'u dhënë mundësi të merrni njohuri të thelluara për të hyrë në botën e teknologjisë. Ne po punojmë për një program specifik, për përgatitjen e koduesve, për tju dhënë mundësinë që nëpërmjet kurseve intensive që zgjasin 3 apo 6 muaj, dhe që janë bërë në SHBA me qëllimin që në një kohë të shkurtër të mbledhësh informacionin e disa viteve. Sot është një treg pune i madh sa globi dhe i hapur për këdo që jeton në këtë planet pa patur nevojë të lëvizë nga vendi ku është ulur, mjafton të hapë kompjuterin dhe është tregu më i madh i punës në botë", theksoi ai.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?