Sali Berisha ka zgjedhur një ndër konsulentët më të shtrenjtë në botë, për zgjedhjet e 11 majit.
Por me sa duket Chris LaCivita, siç dhe është e kuptueshme, nuk e njeh edhe aq mirë realitetin në Shqipëri.
Këtë gjë e tregon më së miri një postimi i bërë këtë të enjte nga ai.
“Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë”, shkruan LaCivita.
Ndoshta dikush duhet t’i thotë, se në fakt Shqipëria, është shteti më pro amerikan në Europë, ndoshta edhe në botë. Në këtë pikë na konkurron, dhe ndoshta dhe na e kalon, vetëm Kosova.
S’ka më pro amerikanë se shqiptarët në Europë, që prej rënies së komunizmit. Kohë, kur punëdhënësi i LaCivita, ishte sekretar partie dhe armik i betuar i revizionistëve amerikanë.
Komente

Kjo tregon se sa Gomere jane Shqiptaret dhe te korupturit ne drejtesi,njerin Komunist e rezuan kurse komunistin kryesore e Pasuruan ,ne vend qe ky te kalbej ne burg por populli injorant akoma e mbeshtet qe te vjedhi dhe te vrasi edhe ma shum ,kush e paguan kete Amerikan qe nuk ja din historine keti krimineli neqoftese ky Amerikan eshte i sinqerte ?dote ikte menji here por jo pse keti nuk intereson populli por vetem ti mbushi xhepat me dollaret e taksapaguesve Injorant .
Përgjigju