foto ilustruese

Bota

Stratosferike numrat e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Itali

18 Nëntor 2020, 18:17| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 18:20

  • Share

ITALI- Ditën e sotme në Itali është shënuar numri më i lartë i infektimeve nga COVID-19 në valën e dytë të pandemisë.

Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 34,283 persona.

Betejën me jetën fatkeqësisht e ka humbur 753 persona duke çuar numrin e viktimave nga virusi fatal në 47,217 në të gjithë vendin nga fillimi i pandemisë.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 7,633 infeksione të reja, e ndjekur nga Campania me 3,657 dhe Piemonte me 3,281.

Italia po përjeton një situatë tepër të vështirë si sociale ashtu edhe ekonomike. Pavarësisht masave izoluese dhe kufizuese nga qeveria italiane numrat e infektimeve dhe vdekjeve mbeten stratosferike.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?