'Strasburgu' i dha të drejtë, Antoneta Sevdari jo më e shkarkuar, KPA prish për herë të parë vendimin e vetingut! Dosja do të rishqyrtohet më 17 prill

11 Mars, 10:41| Përditesimi: 11 Mars, 15:55

  • Share

Pesë vite nga shkarkimi me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Posaccëm i Apelimit, Antoneta Sevdari do të rivlerësohet nga vettingu, ndërkohë që zyrtarisht nuk është më e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë. Vetë KPA (Kolegji i Posaçëm i Apelimit) vendosi këtë të hënë prishjen e vendimit të vet të marrë më 28 shkurt 2019 për Sevdarin, duke krijuar precedentin e parë që një magjistrat i dalë nga sistemi i drejtësisë të rimerret në shqyrtim me mundësinë e rimarrjes së detyrës. 

Prokurorja Antoneta Sevdari, për të cilën tashmë ekziston në fuqi vetëm vendimi i shkallës së parë të vetttingut, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 18 korrik 2018 e cilësoi të pastër, kërkon rikthimin në detyrë, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në KPA më 17 prill. 

Kujtojmë se ky proces në KPA vjen pas një vendimmarrje të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që pranoi ankimin e prokurores Antoneta Sevdari dhe dënoi Shqipërinë që të dëmshpërblente ish-prokuroren me rreth 25 mijë euiro dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit.

Gjykata e Strasburgut gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës dhe vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional” dhe në shkelje procedurale, por theksoi se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk mund të kthehet në një referencë kundër procesit të vetingut në tërësi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edvin: 11/03/2024 17:21

    Kur e kaloj vetingun kjo zonja tha shume mire qe po behet qe te largohen te korruptuarit, kur u largua vete tha jo jo vetingu eshte nje padrejtesi e madhe qe po behet per te gjithe. Kthimi saj eshte gje e mire pasi do ti jape nje dore drejtesise se re, ku jane futur te gjithe femijet e te korruptuarve te denuarve dhe te shkarkuarve.

    Përgjigju
  • Eduard: 11/03/2024 14:49

    Suksese prokurore.

    Përgjigju
  • Mira: 11/03/2024 12:00

    Sa merak e keni more aman kete pune apo ju duhet rezultati 100% te mos preken ato vendime qe e dine te gjithe se cfare perfaqesojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?