Nga data 16 deri më 21 mars, Muzeu Kombëtar në Tiranë do të mikpresë ekspozitën “STREETART” të titulluar “Ne jemi heronjte tanë”. Same84, një nga artistët më të rëndësishëm të rrugës të dekadave të fundit, prezanton një ekspozitë unike arti. Kjo ekspozitë është e para e këtij lloji në Shqipëri dhe bashkë me të do të nisë një sërë veprimtarish të ngjashme në vitet në vijim.
Në këtë ekspozitë artisti grek Same84 prezanton shumë nga punimet e tij të reja në telajo, të cilat janë punuar me teknikë të përzier, duke mbajtur kështu të njëjtën teknikë me të cilën punon muret në hapësirën e hapur publike. Ky fakt jep një ndjesi të veçantë te rrugës në kanavacë, ndërkohe që teksturat e çimentos dhe shkrimi me spërkatje e theksojnë ketë ndjenjë. Karakteristikë e veprave të tij janë kontrastet shumë të forta.
Titulli i ekspozitës "NE JEMI HERONJTE TANË", i referohet pikërisht asaj që përmend titulli. Siç shprehet artisti, “të gjitha veprat në ekspozitë janë të frymëzuara nga fuqia jonë njerëzore dhe nevoja për të nxjerrë nga vetja heroin që të gjithë e fshehim në shpirt. Nisur nga ky arsyetim, jam përpjekur me veprat e mia të “ndërlidh” njerëzit e përditshëm që takojmë në përditshmërinë tonë, me heronjtë “modernë”. “Dhe në një mënyrë që njëri ‘hijezon’ tjetrin, duke treguar se është detyra jonë të ‘kapim’ vetë jetën tonë dhe më në fund të bëhemi heronjtë tanë”.
Ekspozita e Same84 është pjesë e aktiviteteve për Kryeqytetin Rinor Evropian nën kujdesin e Kyriakos Iosifidis (UrbanAct) dhe Helidon Halitit, dhe mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar, Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës Greke në Tiranë.