Prokuroria e Posaçme i ka hequr statusin e të penduarit Henrik Hoxhajt, i cili pranoi të bashkëpunonte pas arrestimit duke zbardhur, disa ngjarje kryesisht vrasje ku kishte marrë pjesë ndërto edhe me Nuredin Dumanin.
Prokurorja e çështjes Doloreza Musabelliu parashtroi në Gjykatë, kërkesën për ndërprerjen e bashkëpunimit me këtë të akuzuar me argumentin se pas analizimit të fakteve ka provuar se Henrik Hoxha nuk i ka treguar të gjitha duke mbajtur edhe disa rezerva, gjë e cila ka bërë të prishet marrëveshja e bashkëpunimit me prokurorinë.
Hoxha u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në prill të vitit të kaluar teksa variantet që ka treguar për disa atentate të kryera në bashkëpunim me Dumanin nuk korrespondojnë me ato që ka deklaruara. Henrik Hoxha dhe Nuredin Dumani zbardhen 18 ngjarje të rënda kriminale që çoi në realizimin e operacionit “Plumbi i Artë”.
Ai nuk e kishte marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë pasi ai jepej në fund, kur gjykata shpall vendimin dhe vlerëson se thëniet e të penduarit i kanë shërbyer zbardhjes së ngjarjeve kriminale. Së fundi deklarimet e Henrik Hoxhajt zbardhën, dy atentate ndaj Aredin Berharit.
Për vrasjen e Emilajno Ramazanit dhe Rigers Runajt kanë dhënë deklarime kontradiktore Xhulion Hoxha, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha. Ndërsa për dy ngjarjet kriminale me 4 viktima në Durrës të ndodhura në mars dhe prill të 2021, deklarimet e bashkëpunëtoreve të drejtësisë Klevis Alla, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani janë të ndryshme. Burime thonë që marrëveshja e bashkëpunimit mund të ndërpritet edhe për të penduar të tjerë të drejtësisë. Aktualisht SPKA ka të penduar mbi 13 persona.
Keta meritojne kafazin ne mes qytetit vetem ai i nen derman ketyre mostrave
PërgjigjuMire ja bete. Killer ordiner qe pervec burgimit te perjetshem do vuaje dhe ankthin per familjaret. Vrasesi me pagese eshte qenia me e ulet njerezore, kafshe pa ndergjegje qe nuk duhet te ekzistoje. Hiqjani dhe Dumanit dhe atij tjetrit. Te vuajne ne sketerre per cfare kane bere.
PërgjigjuI moret cfare deshet hidhini vemjet ne det e mos i nxirrni me keto mbeturina te shemtuara te shoqerise civile inegzistente...
Përgjigju