Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pro vendimit të kryeministrit Edi Rama i cili ka pranuar kërkesën e SHBA-së për strehimin e afganëve në vendin tonë.
Ai është shprehur se duke qenë se Shqipëria është anëtare e NATO-s, është detyrë e saj të qëndrojë pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan.
Përmes rrjetit të tij social Facebook, kryedemokrati shkruan se Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë.
“Rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shpopullimit të Shqipërisë, nuk lindin si pasojë e zgjidhjeve strategjike në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA, por për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët. Sikurse është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre legjitime për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në vendin e tyre.”, shkruan ai.
O Luliban Bashstani - Ik ore bq.
PërgjigjuO plehre e shpifur, je edhe me i felliqur se edhe vete krimineli sb. Po edhe keto qe te qesin ty per dite ne ekrane jane te marre e pa piken e dinjitetit e Shqiptarise...
PërgjigjuBravo Lulzim ke folur bukur, e meriton edhe nje vile ke Rolling Hills. O Basha filloj lufta apo akoma na trego te lutem se kemi ngelur duke te pritur.
Përgjigju