Ndihmës Sekretarja Amerikane për Byronë e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit, Julieta Valls Noyes, është sot në Tiranë për të diskutuar për çështjen e refugjuatëve afganë, aleatë të perëndimit, një pjesë e të cilëve është vendosur në Tiranë.
E shoqëruar nga ambasadorja Kim, ajo është takuar me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.
“Pata një takim produktiv me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe për të diskutuar marrëdhëniet tona dypalëshe të forta, pozitive, dhe angazhimin e Qeverisë së Shqipërisë për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara në rivendosjen e aleatëve dhe partnerëve tanë afganë. Faleminderit”, shkruan ajo në Tëitter.
Zyrtarja e lartë amerikanë do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe partnerë të organizatave ndërkombëtare mbi përpjekjet tona për sistemimin e refugjatëve dhe me afganët që presin zhvendosjen në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka mirëpritur refugjatët Afganë.
Për rolin që Shqipëria ka luajtur për shpëtimin e refugjatëve afganë, duke ofruar për ta strehim, arsimim, shërbime mjekësore, e mbështetje psikosociale, Kryeministri Rama është nderuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership”, e drejtuar nga ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton. Çmimi iu dorëzua Ramës nga Clinton, në një ceremoni të posaçme në SHBA.
Shqipëria premtoi të marrë përkohësisht deri në 4,000 afganë. Për herë të parë, avioni me 121 refugjatë afganë do të ulej zyrtarisht në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të 27 gushtit 2021. Mes tyre, 11 foshnja, ndërsa strehimi I tyre u bë në disa zonë në Shqipëri, duke nisur nga kryeqyteti e deri te qytetet bregdetare.