TIRANË- Gjithçka është gati! Qytet Studenti do të hap sot dyert për qytetarët afganë të cilët pritet të mbërrijnë në vendin tonë, për të gjetur një strehë të ngrohtë, larg luftës dhe rrezikut për jetën. Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi ka dhënë detaje lidhur me strehimin e afganëve në koniktet e "Qytet Studentit". Ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për rreth 350 qytetarë afganë që pritet të mbërrijnë në vendin tonë, ku fillimisht do të strehohen në 2 godina, nga 7 që janë vënë në dispozicion me një kapacitet prej 1200 shtretërish. Ndarja në dhoma do të bëhet sipas marrëdhënieve familjare apo preferencave individuale. Ashtu si kurse ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama, edhe Ruseti ka sqaruar se qëndrimi i tyre është i përkohshëm, bëhet fjalë për 2-3 javë, dhe më pas kur të nisin edhe universitetet, afganët do të dërgohen në qytetet bregdetare. Për ta janë vënë në dispozicion edhe stafe mjekësore, ku do t'iu nënshtrohen një testi të shpejt anti-COVID si edhe vizita të tjera për gjendjen shëndetësore.
1-Sa qytetarë afganë do të strehohen në godinat e ‘Qytet Studentit’ dhe a janë gati këto godina?
-Aktualisht sipas njoftimit që kemi do jenë 350 qytetarë afganë të cilët do strehohen vetëm në dy godina ‘Qytet Studenti’. Kemi 7 godina ndërkohë të cilat jemi duke i rregulluar dhe kanë një kapacitet prej 1200 shtretërish.
2-Cilat kushtet në këto godina, duke qenë se ende jemi edhe në periudhë pandemie?
-Dhomat janë të ndara sipas familjeve. Ata duhet të bëjnë një test paraprak të shpejtë anti-COVID për t’u siguruar që vetë ata janë mirë, por edhe nuk bëhen problem për pjesën tjetër të komunitetit. Ndërkohë do jenë të akomoduar ose sipas familjes ose sipas dëshirës që ato do të kenë në bazë të marrëdhënieve
3-Do ketë staf mjekësor dhe piskolog në ambientet e godinave ‘Qytet Studenti’ ku do të akomodohen afganët?
-Kjo është një punë në grup e Bashkisë Tiranë me Ministrinë e Jashtme që koordinon këtë operacion, por edhe Ministrisë së Shëndetësisë që tashmë ka sjellë stafin e vet shëndetësor, që do kujdeset për testet anti-COVID, por edhe për parametrat e tjerë shëndetësorë që do akomodohen këtu. Sakaq ministria e Brendshme po bën maksimumin për sigurinë e tyre dhe mbarëvajtjen e të gjithë procesit për sa kohë do qëndrojnë në ‘Qytet Studenti’.
4- Derisa persona mund të qëndrojnë këtu dhe përsa kohë?
-Kjo është vetëm një pikë hyrëse, pasi do qëndrojnë 2-3 javë. Më pas strukturat akomoduese me të cilët po merret qeveria do t’i zhvendosin në qytet bregdetare. Qytetarët afganë do qëndrojnë deri në ditët e para të shtatorit dhe më pas do akomodohen në vende të tjera.
5-Pra godinat do jenë të lira për studentët kur të fillojë viti akademik?
-Patjetër. Në momentin kur të fillojë viti akademik ‘Qytet Studenti’ do jetë i dedikuar për studentët.
Ku do I cosh ne durres moj rruspie. ...tek shtepi a e babes apo e nenes tende. ...T.Q.R...E SHPISE. ...
PërgjigjuPersonalisht mendoj se eshte shume gje e mire re ndihmohen njerezit ne nevoje dhe e vleresoj shume qe Shqiperia eshte pjese e kesaj, po per menaxhimin do te doja shume kujdes, pasi per te ndihmuar te huaj nuk duhet te demtohet asnje shtetas ca me pak studentet
PërgjigjuPo coni ne Surrel
Përgjigju