Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilninus në Lituani ku po mbahet samiti i NATO-së. Kryeministri Rama në një intervistë foli në lidhje me rrezikun nga sulmet kibernetike dhe aksionin e policisë në kampin e MEK, pak javë më parë. Rama tha se në bazë të marrëveshjes ishte e qartë se ata nuk duhet të kthenin Shqipërinë një platformë për të sulmuar regjimin e Iranit, e për pasoj Irani kreu sulm kibernetik kundrejt Shqipërisë.
'Kjo është një sfidë tejet e madhe dhe besoj se do të zmadhohet edhe më tej me hyrjen në jetën tonë të inteligjencës artificiale në shkallë të gjerë dhe kjo për Shqipërinë si shembull mund të them që ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë lufte apo ndonjë konflikti. Por kur na kërkohet që të ndihmojmë, jemi mëse të lumtur ta bëjmë.
Ne na u kërkua që të ndihmojmë me grupin opozitar iranian MEK, dhe na u kërkua që të shpëtojmë jetëy e tyre, dhe të shpëtojnë jetën shqiptarët e kanë në ADN-në e tyre dhe kjo është parë në histori. I vetmi në Europë me popullatë më të madhe hebreje sepse u ndjenë të sigurt në Shqipëri. Asnjë hebre nuk u është dorëzuar nazistëve. Ishim të lumtur të prisnim 500 mijë refugjatë që po i shpëtonin spastrimit etnik në Kosovë nga regjimi i Slobodan Milosheviçit. Dhe hapëm dyert dhe për afganët nga Kabuli. Mijëra prej tyre erdhën dhe u shpëtuan në Shqipëri.
Pra, ne bëmë po të njëjtën me këtë grup opozitar iranian por nuk është e njëjta në sensin dhe kuptimin e rrezikut sepse janë opozita iraniane megjithëse marrëveshja ishte e qartë që ata do qëndronin në Shqipëri për të qenë të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike përkundër regjimit. Fatkqësist disa ngjarje ndodhëm. Ne u sulmuam me një sulm në shkallë të gjerë shumë i avancuar sa u përket shërbimeve kompjuterike, ne u prekëm dhe për të rritur pikërisht sigurinë tonë kibernetike kërkohet më shumë mbështetje nga Kongresi dhe Senati. Por kjo nuk është tashmë në lajme dhe kur nuk je në lajme nuk je më problem. Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka për të fuqizuar sigurinë tonë kibernetike por nuk është e lehtë.'- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Lituani: Veriu i Kosovës rrezikon të kthehet në vatër zjarri, koha për dialog! NATO të mbajë qëndrim më të fortë përmes KFOR-it
M.Q./ReportTv.al