Reperi Stresi

Stresi e përjeton keq largimin e Getinjos nga BBVK, shpërthen në lot në mes të spektaklit (VIDEO)

17 Janar 2023, 08:35| Përditesimi: 17 Janar 2023, 08:45

  • Share

Reperi Getinjo është larguar nga shtëpia e BBVK me vullnetin e tij të plotë, por pas deklaratës së tij reperi tjetër, Stresi ka qenë shumë i mërzitur me vendimin e tij dhe ka kërkuar edhe ai daljen nga spektakli.

Reperi Getinjo la në mes rrugëtimin e tij në “BBVK”, duke shtuar se për të nuk janë më të rëndësishme paratë, por qëllimi i tij i pjesëmarrjes në BBVK ishte ta njihnin njerëzit si ishte ai në jetën e përditshme dhe të zbehte sadopak paragjykimet që publiku ka për të.Pas kësaj, Stresi shpërtheu në lot. Mirëpo Getinjo e ka bindur të vazhdojë lojën.

Më herët edhe Stresi nga presioni i një loje dy ditë më parë kërkoi të largohej nga “BBVK”.

Gjithsesi, më vonë u qetësua dhe vendosi të qëndrojë. Duke folur me banorët ai tha se kishte një bllokim emocional dhe psikologjik, por gjithsesi vendosi të qëndrojë.

“Plasa, mu shtrëngua zemra. Nuk ma ka fajin asnjë, por të mblidhen të gjitha gjërat dhe kemi nevojë…është psikologjike. Volla, u bëra keq. Nuk është natyra ime t’i bie dhomës dhe dyerve me shqelm. Bllokohesh për një moment, se çfarë nuk kemi kaluar për 1 muaj e gjysmë. Ke bërë gabim e kanë bërë gabime, të kanë tjetërsuar e ke çtjetërsuar.”- tha ai mes të tjerash pas rikthimit.

 

 

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?