Stresi dhe ish gruaja e tij, Keisi

VIP & Spektakël

Stresi flet sërish për sëmundjen e ish bashkëshortes së tij: Ka dy tumore në kokë, nuk e di sesa kohë i ka mbetur për të jetuar

31 Janar 2023, 09:09| Përditesimi: 31 Janar 2023, 09:15

  • Share

Mbrëmjen e djeshme, në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova është përfshirë edhe ish-bashkëshortja e Stresit, Keisi. Stresi ka folur disa herë për të duke theksuar se po tenton të rikthehen sërish bashkë.

Veç tjerash, 36-vjeçari teksa tha se po bënte maksimumin që të afrohej sërish me ish gruan e tij, ka ripërsëritur se Keisi vuan nga tumori në tru duke shtuar se nuk e dinte sesa kohë jetë i kishte mbetur. 

“Është e vërtetë që unë jam i ndarë prej dy vitesh. Jam nga ata burra që po bëj përpjekje maksimale të kthehem me një femër që e dua akoma, edhe pse jam ndarë që dy vjet. Mendoj që dy vjet secili ka bërë jetën e vet, edhe ajo ka jetën e vet. Por po luftoj shumë sepse ajo ka dy tumore në kokë në qoftëse nuk e dinë shqiptarët po lufton me jetën dhe e kam shumë personale ndërkohë që i kisha kërkuar Julianës dhe banorëve të tjerë është një vajzë që po lufton me jetën atje jashtë edhe kjo është ndërgjegja ime, e një burri që po bën maksimumin t’i afrohem asaj femre. Nuk e di a do të jetojë apo jo më. Është serioze sepse ka dy tumore në kokë. Po luftoj për një gabim shumë të madh dhe nuk kemi pse të diskutojmë tani”- shtoi ai.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrati: 31/01/2023 09:15

    Na jan ba kto big dro si me qen ne repartin e ancilogjis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?