Stresi gjatë periudhave të ngarkuara është i pashmangshëm, por megjithatë ka disa mënyra që mund ta menaxhojmë.
Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë:
Bëj plane dhe vendos prioritetet
Organizo detyrat sipas rëndësisë dhe afateve. Një listë e qartë ndihmon që të mos ndihesh i mbingarkuar dhe të përqendrohesh vetëm tek ajo që është urgjente.
Merr pushime të shkurtra
Edhe 5-10 minuta pushim çdo orë mund të ndihmojnë trurin të rigjenerohet. Ec pak, shtrihu, ose bëj frymëmarrje të thellë për të ulur tensionin.
Praktiko teknika relaksimi
Meditimi, yoga apo frymëmarrjet e thella janë metoda të mira për të qetësuar mendjen dhe për të ulur ndjesinë e ankthit.
Fol me dikë
Shpesh, një bisedë me një mik, koleg apo psikolog mund të ndihmojë të qartësohesh dhe të ndihesh më pak i mbingarkuar.
Komente
