Kronikë
Top 24

Stresi lirohet nga burgu

14 Qershor 2019, 12:42| Përditesimi: 14 Qershor 2019, 15:20

  • Share

TIRANE-Tetë muaj pas arrestimit është liruar nga burgu reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Ai u arrestua në 17 tetor të vitit të kaluar në një hotel në zonën e Linzës me armë dhe kokainë.

Gjatë kontrollit blic, Stresit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Drejtësia e ka dënuar Stresin vetëm për armëmbajtje, ndërsa akuza për kokainën dhe grup kriminal ka rënë duke u dënuar me 3 vite burg nga gjykata.

Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai u dënua me 2 vite, ndërsa u lirua nga gjykata pas tetë muajsh burg me argumentin se nuk përbën rrezikshmëri.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Arkimed Lushaj prangosej për mbajtje armësh pa leje, pasi ai njihet edhe për përfshirjen e tij në sherre dhe konflikte të tjera.

Stresi përfundoi në prangat e policisë edhe në 13 prill të 2017, pasi u kap duke konsumuar kokainë në një lokal në Tiranë.

Ndërkaq, ai është arrestuar edhe disa herë të tjera, pasi qarkullonte me armë pa leje. Madje në disa raste reperi shqiptar i ka publikuar vetë foto me armë në rrjetet sociale.

Komento

Komente

  • Sali Berisha shefi Likes: 14/06/2019 20:57

    Pershendetje stafit te shqiptarja. Ne populli ju lutemi shume mos nxirrni ne portale dhe mos beni personazhe Rrota K. si puna ketij.Keshtu do i sherbejme me mire te ardhmes dhe rinise. Ju lutem publikoheni keshtu si e kam shkruar pa censure.Sepse banaliteti im nuk eshte asgje perpara ketij K. te babes K. Faleminderit

    Përgjigju
    • bravo: 15/06/2019 18:41

      Mister asnje shok ne burg nuk e ka dashur une e njoh mire jam punojes aty ,turp per mediat qe merren me kte drogmen

  • Arberi: 14/06/2019 15:26

    E ksne nxjerre qe ta bejne hero si xhajrn e vet. Ai tek komisariati ne tropoje, ky kush e di se ku. Mos i shani gjyqtaret, ky e ka ne gjak tradhetine, do kete spiunuar ndonje shokun e tij dhe e ksne nxjerre. Eshte i denuar politik hahahahaha

    Përgjigju
  • Loli: 14/06/2019 14:59

    Interesante si nje njeri qe kapet me arm dhe kokain lirohet se nuk paraqet rezikshmerri, edhe pse sherret dhe konfliktet e meparshme thon ndryshe. nje drogaxhi me shum rrugeve.

    Përgjigju
  • pipi: 14/06/2019 14:07

    Recodivist qe nuk perben rrezikshmeri?!

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 14/06/2019 13:39

    U lirua Stresi? . Kishim ra rehat nga era e hashashit ne lagje

    Përgjigju
    • Une: 14/06/2019 16:34

      Hahahah , merr nje kundragaz tani

  • QWERTY: 14/06/2019 13:32

    Kur ke para mund te besh c'te duash Kur ske para te denojn me 10 vjet edhe per drita, pastaj shkruajne ne gjykata "Ligji eshte i barabarte per te gjithe"

    Përgjigju
  • Altin: 14/06/2019 13:14

    Keshtu eshte kur gjykojn gjykatsit e Dr.rrumpalles seshte cudi. Kur do vij dita te zhduken keta lloj gjykatesish me kurse tre mujorshe??

    Përgjigju
  • Maocedun: 14/06/2019 13:08

    E vivaaaaaa

    Përgjigju
  • Vlora: 14/06/2019 12:56

    Hajde robt ku ti keni me Gjykata prokurori Rilindje e PD e ca ju përmban pragu. Po si e nxorët nga burgu një plehrë të kapur me kokainës e me armë, kur dihet shumë mirë që ligji për armëmbajtje pa leje është deri 7 vjet burg,dhe ky turi m*ti bëri 7 muaj. Shtet muti trëmbeni nga një rëmbythje.

    Përgjigju
    • Jhhh: 14/06/2019 19:33

      Po ca te hy ne xhep ty u lirua su lirua stresi o vlla boni sikur ju ka honger buken. Ju q flisni kshu per stresin doni vra me buk ngoj shifni mor punt tuja

    • Tirona: 14/06/2019 14:42

      Shum e vertet vlla. No koment...

    • TONI TIRANE: 14/06/2019 14:07

      KANE paguar gjykatesit dhe e kane liruar prapre korrupsioni eshte i gjalle. Duhej te vuante denimin e plote jo te lirohej sepse nuk ka rrezikshmeri. Ky eshte kriminel

    • Thanasi: 14/06/2019 13:06

      E kan nxjerr ne kohe per protesta se zvogeluar numri

  • Kafsha: 14/06/2019 12:54

    Tani do e bejne hero se keta janë protipet e shoqerise sot, dmth bajgat!

    Përgjigju
    • Gjyshi: 14/06/2019 14:21

      Si me Sajmir Tahirin si akuzohet per droge dhe njerzit e ben “hero”

  • NENA: 14/06/2019 12:48

    drejtesi e madhe shume e shume djem qe nuk kane patur 20% te akuzave qe ka ky maskara jane denuar me vite te tera .dhe ky na del bukur besa.

    Përgjigju
  • 007: 14/06/2019 12:47

    Ky po qe eshte lajm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', a do të ketë drejtësi?