Stresi dhe Kozak Braçi

Kronikë

Stresi merr meritat: Unë ula gjakrat mes Kozakut dhe Fabio Dushkut

24 Shtator 2021, 18:57| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 22:19

  • Share

TIRANË- Pengmarrja e të riut, Kozak Braçi i cili u dhunua dhe ofendua brenda një makine, ndërsa video u dha live në rrjetet sociale ka treguar degradimin e rinisë shqiptare, e cila nuk ka aspak frikë të kryejë edhe vepra penale t'i ekspozojnë me krenari ato.

Për rastin ka reaguar edhe reperi Stresi, i cili ka marrë meritat e lirimit të Kozak nga vëllai i Fabio Dushkut. Stresi, miku i Fabio Dushkut, tha se ka bërë rolin e ndërmjetësit mes djemve të përfshirë në sherr që të lirojnë Kozakun.

“Fabio Dushku nuk është njeri i instagramit dhe ta etiketojmë si të tillë. Po vuan dënimin e tij prej 13 vjetësh në burgun e Koridhalos në Greqi për hallet e veta. Kozakun e kemi në lagje, Kozaku është një djalë shumë i mirë mirëpo instagrami, po i prish këta të rinj dhe degradohet situata deri në atë pikë. Kozaku nuk është marrë peng s’duhet ta trashim dhe ta deformojmë situatën , thjesht për t’i thënë që nuk duhet sharë shqiptari në publik shqiptarit s’duhet t’i preket familja sepse është e ditur çfarë të pret. Kozaku është një djalë që interviston vip-at në instagram ka një audiencë të pathyeshme dhe ndaj ka influencë të madhe tek fansat.

Thjeshtë kanë dashur ta trembin, unë ndërhyra direkt dhe e lëshuan. Sepse njoh familjarët e tij e bëra për të ndërhyrë tek ata djemtë. Me dhanë fjalën e burrit që nuk do ta lëndojnë dhe ashtu ndodhi.” ka thënë mes të tjerash Stresi.

Shumë keq më ka ardhur. Thoja që është shumë keq me tu sharë në publik familja. Na ka ndodhur krejt e ne artistëve. Mirëpo këta zgjodhën rrugën më të lehtë. Se ka rrugë edhe shumë më të rëndë kur të preket familja. Njerëzit luajnë dhe kujtojnë se live është bërë gallatë. Na ka ardhur keq se ata i dinë vetë punët e tyre më mirë. Jam munduar dhe i kam dëshmitarë, pyetni. Jam munduar që të shuaj ngjarjen. Edhe para 10 ditësh para i jave por ishte e kotë.” tha Stresi për JOQ.

Ditën e djeshme u publikua një video nga "TikTok" ku tregonte rrëmbimin e Kozak Braçes nga disa të rinj të cilët e godisnin dhe i thonin që t'i kërkonte falje Fabio Dushkut pas fyerjeve që i kishte bërë këtij të fundit live në "Instagram". Fabio Dushku është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje dhe si i përfshirë në organizata terroriste.

Familjarët denoncuan rrëmbimin e Kozakut, ndërkohë që ai u gjet nga policia dhe 2 prej të të rinjtë që e rrëmbyen janë shpallur në kërkim. Mes tyre është edhe vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku, i cili dyshohet se erdhi nga Greqi në Shqipëri për tu hakmarrë. 

Fabio Dushku 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?