Stresi i ka të gjithë “letrat” në rregull për të qenë një reper i denjë i një brezi të humbur. Këngët e tij kanë forcën të kenë me miliona klikime sic në të vërtetë i kanë në kanalin ku “lundrojnë” të rinjtë e botës dhe tanët: youtube. Tekstet në klipet e tij flasin për të rinjtë e rrugës, për të rinjtë e burgjeve, trafiqeve, makinave të luksit, marijuanës, drogës. Skenari i klipeve është ai i Tiranës, i periferive, Liqenit, Dajtit, qendrës, e në sfond dallon edhe pemët e sapombjella të Erion Velisë. Gjuha e Stresit, temat e tij janë më të vërteta se lukset e shumë studiove televizive, shumë salloneve fake që sforcohen të tregojnë një Shqipëri të cuditshme. Të jem e sinqertë, për shkak të moshës e shijeve, nuk i kisha parë më parë krijimet e tij, por aty mban aromë Shqipërie, Tirane e Prishtine. Ajo pjesë e jona e bërë nga dhimbje, gabime, trafiqe, Gucci, zinxhirë floriri, armë, euro e dollarë, miell të bardhë për t’ia dalë.
Stresi është djali “prodige” i Sali Lushës dhe ia ka dalë të jetë një reper i zemrave të thyera e të revoltuara të një rinie që e shohim tavolinave, lokaleve, rrugëve, e që i rrimë larg si të mos na përkiste. E si një djalë që e do fort babanë e tij u impenjua e u betua ta ndihmojë në kauzën e tij politike. Stresi ishte shpresa e fundit e babit të tij për të rianimuar një politikë të vdekur prej kohësh, në koma e në braktisje të përditshme. Do të mblidhte me mijëra zemërlënduar për të kënduar e shijuar dhimbjen e revoltën e këngëve të tij, por mblodhi me vështirësi pak qindra që kënduan këngën më të shëmtuar politike.
Nuk mund të bënte më shumë sa bëri Stresi. Të gjithë duhet ta vlerësojmë atë që një bir bën për babanë e tij (duke rrezikuar ndëshkimin) që e sheh si një Supermen, si një hero të filmave më të bukur të Hollivudit, por “pacienti” që i dhanë për ta shpëtuar, në të vërtetë nuk ka asnjë shpëtim. Atij “pacienti” ja kanë hequr prizën me kohë, përditë e më shumë, shqiptarët e mirë.
Shkrimi dhe analiza te prek sepse ndryshe nga ato qe lexojme ne media ndjehet nje respekt i autores per njerezit dhe njerezoren. Lexoj shpesh te etiketojne kafshe dhe halabak protestuesit dhe nuk lexoj qe ka qofte dhe nje fije arsye qe disa prej ketyre dalin dhe protestojne. personalisht nuk jam me dhunen por te lexosh shkrime kafsherore edhe nga elita nuk e pranoj. Disa shkrime jane dhe me te dhunshme sa veprimet shkaterruese qe kemi pare keto dite
PërgjigjuKendveshtrim shume origjinal.Besoj ky shkrim, ben te reflektoje edhe vete Stresin, te kuptoje realisht veprimet e tij, veten e tij. Me pelqen si shkruan Alba, nuk mjaftohet te ceke apo provokoje nervin ne siperfaqje, lehtesisht te prekshem. Nuk pergjum por zgjon mendimin,permbledh dhe ndihmo te kuptosh. Gazetaria eshte edhe kjo, jo thjeshte informim.
PërgjigjuStresi ka mare dhe ket temin ne dore dhe e karamelizon ne goje
PërgjigjuNuk e kuptoj se pse merreni me jeten e dikujt. Realisht nuk jam me asnje parti dhe gjithmone voten time e kam bere te pavlefshme sepse ta jepja kot ne dem te popullit. Edhe gazetare nuk mund te quash. Mjeket gazetaret juristat duhet te kene rolin asnjanes ne bote. Te rrine shtrember e te flasim drejt pa gjykuar askend dhe asgje .
PërgjigjuE si ka mundesi qe nuk voton Ramen ti moj Albe burri yt eshte mik i Rames edhe ka mare jo pak nga Bunkeret muze etj . Dmth po thua qe me intereson e majta por nuk votoj
Persona te till,duhen INJORUAR...,dhe jo tu jepet "fryme"
PërgjigjuMire moj zonja gazetare... po te drejtohem keshtu popullorce. Mire e ke shkruar analizuar. Te gjithe e kuptojme, sdo dhe shume mend. Por ka shume alle dhe pune shqiperia edhe ju per te bere. Mos u merni me nje plere , po po me nje plere Plerat e gjejne vendin vete.....
PërgjigjuDava loku qe qelb ere
PërgjigjuTë lumtë pena, ju lutem shkruani se gazetaria e sinqertë shihet vetëm tek ju, mos heshtini për të mirën e shqipërisë. Të drejtë keni, po të qëndronte në kauzën e këngës, ndonëse mua s'më thotë gjë, do ishte më i nderuar. Por dalja me armë, thirrjet në emër të plakut Mere( Sali Berishës) ja ulën vlerat se kriminelit nuk duhet t'i hapet rrugë, por duhet treguar vëndi.
PërgjigjuTë lumt për këtë shkrimë .
PërgjigjuShume sakte!