'Stresi nga COVID-19 rrit aksidentet rrugore', 50 të vdekur për 70 ditë në rrugët e vendit! Policia: Drejtuesit e mjeteve po sillen çuditshëm

11 Mars 2021, 16:10| Përditesimi: 11 Mars 2021, 16:16

  • Share

Aksidentet me pasoja fatale për jetën kanë pasur një rritje të ndjeshme që prej datës 1 janar të këtij viti. Përplasjet me pasojë vdekjen nuk kanë munguar në të gjithë territorin e vendit, ndërsa burime nga Policia e Shtetit kanë konfirmuar se si shkak kryesor vijojnë të jenë sjelljet njerëzore.

50 të vdekur në aksidentet rrugore që nga fillimi i janarit nuk janë pasojë vetëm e shkaqeve të zakonshme që njohim deri tani, shpejtësia apo alkooli. Ekspertët po vlerësojnë se stresi nga pandemia po dominon pasojat në timon. Vetëm në 11 ditët e fundit janë 12 viktima.

“Ka një sjellje të çuditshme të drejtuesve të mjeteve, aq sa konfrontohen me punonjësit e policisë, nuk i mirëkuptojnë kur u thonë për masat administrative për shkeljen e kryer. Nuk e kuptojnë veprimin që bëjnë, ndoshta duhet parë edhe pandemia ku ndodhemi mund të ketë ndikim për sjelljet në rrugë. Sjelljet janë skandaloze, dhe këto veprime ne na çojnë në rritje të ngjarjeve rrugore.” - thotë Skënder Ismaili.

Nisur nga kjo situatë, Ismaili thotë se Policia Rrugore ka shtuar masat parandaluese. Megjithatë, nuk ka pasur toleranca lidhur me shkakun e stresit të pandemisë, dhe ndëshkimet për autorët kanë qenë të larta, nga gjobat tek arrestimet.

“Kohët e fundit në kemi aplikuar si masë dhe mendojmë që do të japë efektet e duhura, duke futur shërbimet civile. Shërbimet civile janë punonjës policie me uniformë, por me mjete të paloguara, por që janë mjete të Policisë së Shtetit, dhe qytetarët duhet ta kenë të qartë që në çdo rast edhe mund të mos ndalohen nga shërbimet policore, por nëse kanë bërë shkelje fleta e masës administrative do t’u vij në shtëpi.” – thekson Ismaili.

Qarkullimi pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit renditen këtë periudhë shkaqet që gjithashtu kanë ndikuar në rritjen e shifrave.

“Gjatë këtyre muajve kemi konstatuar raste skandaloze me rreth 384 raste të drejtimit të mjeteve në gjendje të dehur dhe drejtimi i mjeteve pa leje drejtimi.” – përfundon Shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore pranë Policisë së Shtetit, Skënder Ismaili.

Në fillim të marsit u regjistruan dy aksidente fatale më gjashtë viktima. Një ditë më parë humbi jetën në spital i mituri 11-vjeçar, i cili nuk i mbijetoi dot përplasjes nga një makinë në Gjirokastër.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 11/03/2021 16:29

    Shkaku aksidentit eshte mos zbatimi rregullave te qarkullimit,celulari pija alkolike dhe paaftesia qe Martin patentat te pa pregatitur per drejtim mjeti

    Përgjigju
    • Ai: 11/03/2021 17:53

      ahahahahahahahahahahahaahahahahahahahahhahahahahahaha sa kam qesh . stresi covidit thone.meqenese eshte covidi dhe mund te levizim vetem 2/3 e dites pothuaj aksidentet duhet te ishin me te pakta, por jo . sepse ecin sikur e kane rrugen e tyre kta , kan ven dy lek dhe se ci duket vetja me makina te shtrenjta , dhe pasaj qajn kur perplasen ose kur i vdes ndonje. po gjynah ata te shkretet qe bien viktima te ktyre kamikazeve se ata si gjen gje se kan makina te forta. mentaliteti , kultura e te ngarit te makines , alkoli dhe marrja e patentave me lek , kto jane shkaktaret jo covidi jo policia jo rruget

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?