Stresi dhe partnerja e tij Keisi

VIP & Spektakël

Stresi në burg, partnerja e reperit flet për planet për t'u bërë nënë

18 Janar 2019, 18:58| Përditesimi: 18 Janar 2019, 19:09

  • Share

Gruaja e reperit Arkimed Lushaj, Keisi është shprehur rreth planeve që ka me partnerin e saj. Teksa u përgjigjej disa prej ndjekësve në rrjetet sociale, dikush e pyeti kur do të bëhet nënë.

“Na thuaj kur do të bëheni prindër. Jë shumë e bukur,”- shkruan ndjekësi dhe Keisi është përgjigjur. “Hahaha do bëjmë dasmën njëherë, flm,”- shkruan partnerja e Lushajt.

Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ndodhet aktualisht në burg. Ai u arrestua nga policia e Tiranës më 17 tetor 2018, në një hotel në zonën e Linzës. Reperit ju gjet një armë pa leje, disa doza të vogla kokaine. Lushaj akuzohet për “Trafik Narkotikësh", “Krime kundër personit” dhe “Armëmbajtje pa leje”, vepra penale që parashikojnë dënim deri në 10 vite burg. Arkimed Lushaj është djali i Sali Lushajt, ish-truproja e Sali Berishës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?