Stresi dhe Keisi

Stresi rrëfen arsyen e ndarjes nga Keisi: La familjen dhe Kanadanë për mua, por e tradhtova! Nëna ime u copëtua komplet

10 Dhjetor 2022, 12:04| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 13:20

  • Share

Stresi ka pranuar se ndarja me Keisin erdhi prej tradhtisë. Në një rrëfim në BBV Kosova u shpreh se e vetmja gjë që dëshiron është që ish-bashkëshortja ta falë.

“Ky është realiteti im dhe nuk po shtoj asgjë. Unë thjesht dua t’i kërkoj falje me gjithë shpirt Keisit, familjes së saj, pastaj familjes sime dhe mjafton të më pranojë faljen dhe jemi në rregull”, tha ai.

Ndërkohë moderatori Alaudin Hamiti i tha Stresit se ka komunikuar me Keisin, e cila i ka dhënë mesazhin që do të mbështesë Stresin deri në fund të këtij udhëtimi.

Rrëfimi që bëri Stresi tregon se me Keisi ishte dashuria e tij e parë por ndarja erdhi pasi siç thotë ai “nuk arriti ta trajtonte si mbretëreshë”.

“Nuk e kam dëgjuar shumë nënën time. Këtë herë kam hyrë në BBV që ta kem një shans të dytë për jetën time, që nënën time ta gëzoj me të mira, edhe me një nuse të mirë.

Unë kam pasur fatkeqësi shumë të madhe. Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë. Unë rashë në dashuri, rashë për herë të parë në dashuri, por rashë si në humnerë. Nëna më porosiste që duhet ta doja. Kur u ndava me të, nëna ime u copëtua komplet. Ajo s’ka qenë mirë, sepse nëna e ka dashur shumë ish-bashkëshorten time.

Përmes këtij mesazhi kam dashur të kthehem. Edhe nëse s’do të bëhet ajo gjë, unë i kërkoj falje asaj shpirtërisht. Nëna më ka mësuar ndryshe me qenë me femrat. Thjesht nuk jam sill mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtojë atë si mbretëreshë. Ky është komplet fatal i imi”.

“E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua” tha Stresi në reality-show.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?