VIP & Spektakël

Stresi uron nga qelia babain dhe Lulzim Bashën! Ju jep zemër: Gëzuar dhe mos u dorëzoni (FOTO)

12 Qershor 2019, 12:32| Përditesimi: 12 Qershor 2019, 12:42

  • Share

Në një ditë plot gëzime.

12 qershori përkon me ditëlindjen e kreut të opozitës Lulzim Bashës, por gjithashtu edhe me atë të babit të reperit Stresi, Sali Lushaj. Ai njihet si një mbështetës i pandarë i Partisë Demokratike. Sali lushaj ka shërbyer si bodyguard i ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ndërkohë reperi ka dedikuar një urim të dyve nga qelia e burgut.

‘Sot dy persona të rëndësishēm festojn ditëlindjen. Ju uroj gjithë të mirat! Gëzuar dhe mos u dorzo!!’ shkruan ai krah fotos së të atit dhe kreut të opozitës.

Kujtojmë se Arkimed Lushaj gjendet në burg prej tetorit të vitit të shkuar. Mbi të rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh si dhe armëmbajtje paleje.

Komento

Komente

  • Erik: 13/06/2019 09:31

    E paska bere burgu te shkruaj me ë edhe pse ne fjale te tjera nuk e vendos ë-ne ne fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?