Hansjoerg Strohmeyer

Kosova & Rajoni

Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra

21 Janar, 16:52| Përditesimi: 21 Janar, 16:56

  • Share

Hansjoerg Strohmeyer, këshilltar ligjor në kohën kur u vendos administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK, po dëshmon të martën në rastin ku po gjykohen ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Në seancën gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, Strohmeyer ka deklaruar se nuk e kishte parë Thaçin duke dhënë urdhra.

“Nuk e kam parë Thaçin asnjëherë të këtë dhënë urdhër ndonjë komandanti apo dikujt tjetër”, ka deklaruar Strohmeyer në Dhomat e Specializuara.

Ai ka shtuar se në javët e para kishte parë popullatën civile “që ishte e gatshme për hakmarrje”. Ai gjithashtu ka shtuar se s’e ka njohur as Veselin.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?