MONACO - Çmimi i Madh i Formula 1 këtë fundjavë është zhvendosur në cirkuitin e Monte Carlos. Në rrugët qytetëse ka pasur një incident që përfshiu Lance Stroll dhe Charles Leclerc gjatë provave të lira të së premtes.
Piloti i Aston Martin, Stroll e kishte mbaruar provën e tij dhe do duhet të hapte krahun, gjë që nuk e bëri. Skuderia e Ferrarit i tha Charles Leclerc që të futej në trajektore, me pilotin vendas që e bëri diçka të tillë.
Në fraksionin e sekondës Stroll bllokoi trajektoren dhe Leclerc nuk mundi ta shmangte apo frenonte, duke e përplasur. Piloti i "Kokëkuqes" dëmtoi Ferrarin e tij në pjesën e hundës, por pa dëme.
Megjithëse u përfshi në incident, Leclerc shënoi kohën më të mirë me 1 minutë, 11 sekonda dhe 335 të mijëtat, duke lënë pas me 38 të mijëtat kryesuesin e renditjes, pilotin e McLaren, Oscar Piastri.
Komente
