Receta

Strudel me sfoljatë dhe mollë nga zonja Vjollca

23 Prill 2021, 10:26| Përditesimi: 23 Prill 2021, 10:27

  • Share

Strudel me sfoljatë dhe mollë

Përbërësit:

1 petë sfoljatë

2-3 mollë mesatare

1/2 lëng limoni

2 1/2 lugë sheqer

100 gr rrush të thatë

50 gr arra ose stika pishe

1 lugë kafe kanellë

1 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

sheqer pluhur për dekor

Përgatitja:

Fillimisht vendosim rrushin e thatë në ujë të vakët për t’I  zbutur për 15 minuta. Qëllojmq mollët I presim ato në kubikë me brinjë 1 cm dhe I vendosim në një tas i spërkatim ato me pak lëngë limoni dhe 2 1/2 lugë gjelle sheqer dhe I përziejmë mirë dhe arrat ose stikat e pishës dhe rrushin e thatë të kulluar mirë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas, shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp në tigan dhe kaurdisim me të 2 lugë gjelle bukë të thekur të grirë e skuqim pak sa të zverdhet e ftohim e më pas përgatisim strudelin. E hapim petën në mes të saj hapim vetëm në mes të saj hapim vetëm në qënder për së gjati bukën e skuqur me gjalp. Mbit ë vendosim mbushjen e mbulojmë me 2 pjesët anësore theksojmë anët dhe e vendosim atë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 30-35 minuta. E pudrosim në fund me sheqer pluhur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?