Festa e Strugës për një nga golat sezonalë

Struga 'Duro-n' deri në fund, kampione për herë të parë në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

8 Maj 2023, 14:17| Përditesimi: 8 Maj 2023, 14:18

  • Share

Fitorja 3-0 në shtëpi me Sileksin i ka dhënë titullin kampion Strugës në Maqedoninë e Veriut. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro ka siguruar trofeun e parë në kampionat, qysh nga krijimi në 2015. Me 62 pikë pas javës së 28-të, Struga ka lënë pas Shkupin dhe Shkëndijën, me tre skuadrat shqiptare që bëjnë ligjin në futbollin e vendit fqinj.

Kësisoj, struganët i heqin kurorën Shkupit dhe festojnë një trofe të merituar. Me 18 fitore, tetë barazime dhe vetëm dy humbje, Struga ka zhvilluar një sezon për t'u mbajtur mend.

Prej 1 marsit të këtij viti, Duro u ul në stolin e struganëve dhe në tetë ndeshjet e zhvilluara ka marrë një mesatare prej 2.5 pikësh. Pas titullit kampion me Skënderbeun në sezonin 2010-11, Duro siguron trofeun e dytë madhor në karrierën e tij.

Festa e titullit:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 08/05/2023 15:05

    Pergezime Struges per kampionatin e pare te fituar me Duron ne krye. Me vjen mire qe 3 ekipet shqiptare udheheqin kampionatin maqedon, nuk ka me mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?