Struga duke festuar pas fitores së Kupës Pavarësia

Sport

Struga fiton Kupën Pavarësia në Korçë

28 Nëntor 2018, 18:27| Përditesimi: 28 Nëntor 2018, 18:30

  • Share

Ekipi i Strugës është fituesi i edicionit të 10-të të Kupës Pavarësia, kompeticion i përvitshëm miqësor që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në ditën e festës kombëtare të pavarësisë. Kupa Pavarësia 2018 u zhvillua ditën e sotme në stadiumin Skënderbeu të qytetit të Korçës.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale u përballën Otrant dhe 2 Korriku, në një ndeshje të luftuar që u mbyll në barazim 0-0, dhe triumfoi Otrant me penallti 6-5. Ndërkohë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale Struga ka mundur me rezultatin 1-0 Skënderbeun. Shqiptarët nga Maqedonia siguruan në këtë mënyrë finalen e madhe përballë Otrantit të Ulqinit. Ndeshja finale Struga-Otrant përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të struganëve, që bëhen në këtë mënyrë fitues të Kupës Pavarësia 2018.

Trofeu u dorëzua nga anëtari Komitetit Ekzekutiv Vasil Bici, i shoqëruar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës Bekim Rexhepi dhe Lysien Nurishmi, drejtues i sektorit të garave në FSHF. Ekipi “Fair Play” u vlerësua 2 Korriku ndërsa Çmimi i Lojtarit më të mirë të turneut shkoi për Nijaz Lenën e Strugës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?