Lirohet nga detyra Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka. Gjovalin Loka është liruar nga detyra e Drejtorit të Sigurisë Publike dhe pritet të emërohet diku tjetër.
Loka e mbante këtë detyrë që prej 15 shkurtit të vitit 2018, ndërsa më herët ka mbajtur edhe disa pozicione të tjera drejtuese, i fundit drejtor i DVP Shkodër.
Nga shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, z. Loka vijoi më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si ajo e Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës.
Pak ditë më parë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, por edhe kryeministri Edi Rama, paralajmëruan se do të ketë ndryshime në komisariate e drejtori të policisë, ku brenda kësaj jave do të prezantohen edhe drejtorët e rinj. Rama tha se procesi i ndryshimeve në strukturat e larta drejtuese do të bëhet më shpjet nga seç ishte planifikuar.
Shume mire!! Me eksperiencen qe ka zoti Loka do te mesoje shume mire studentet e shkolles....
Përgjigju