Duke përçuar mesazhe paqeje, me pankarta në duar studentë shqiptarë e italian të universitetit Zojës së Këshillit të Mirë, tubuan në Sheshin Nënë Tereza, në mbrojtje të Ukrainës.
Koha për të luftuar për paqe, pasi lufta po shkatërron kultura e miqësi, me këtë moto u kërkuan shqiptarëve tu bashkohen.
“Lufta rrënon miqësitë dhe kulturën por ashtu siç ka thirrur edhe Papa Francesku, ne sot duhet të luftojmë për paqen. Ne duam të bashkojmë zërin dhe ti bëjmë thirrje presidentit të Rusisë dhe atij Ukrainas që të gjejnë një zgjidhje të ndërmjetme për popullin”, tha për Report TV Atë Jerome Presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë.
Këtij tubimi i është bashkuar edhe ish ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili thotë për Report TV, se të gjithë duhet të protestojmë.
“U bashkova në tubim për të hequr disa minuta nga rutina ime, dhe për t’ja kushtuar kësaj çështje dhe mendoj se çdo qytetar i vendit tonë mund ta bëjë diçka të tillë, ne nuk jemi një vend që mund të bëjmë shumë për Ukrainën megjithëse ai vend meriton shumë më tepër, po të paktën sikur të heqim të gjithë nga pak nga rutina, për të dhënë një mesazh në mbështetje të paqes, kundër luftës dhe në mbështetje të popullit të Ukrainës do të ishte gjëja e duhur”, përgjigjet Lleshaj.
Sipas Lleshaj masat që po merr bota kundër Rusisë, duhet të ishin marrë më herët.
“Unë besoj se është bërë mjaft dhe po bëhet mjaft ndonëse me pak vonesë, pasi duhet të ishte bërë përpara shumë vitesh por megjithatë më mirë vonë sesa kurrë. Mendoj se po është bërë ajo që duhet dhe po vijon të bëhet”, thotë Lleshaj.
Përfundimi i luftës është i paparashikueshëm aktualisht por Lleshaj thotë se deri në atë moment do të duhet kohë.
“Nuk është e lehtë të parashikosh fundin e një lufte, përgjithësisht fillimet janë më të thjeshta sesa fundet. Do të marrë kohë besoj, por rëndësi ka që lufta po evidenton shpresën që lidhet me qëndresën e Ukrainës”, pohon ish ministri.
Si zgjidhje të këtij konflikti ish ministri, sheh anëtarësimin e Ukrainës në NATO ose BE.
“Përderisa Ukrainasit vetë e kërkojnë do të thotë që përgjigja është tek ata vetë. Sigurisht që është e vështirë, për arsye të konfliktit të madh lidhur me këtë ngjarje. Besoj që do të ishte zgjidhja e duhur dhe do ta kishte qetësuar përfundimisht Evropën, por kjo është një çështje shumë e madhe.”, shton ai.
Prej ditës kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës, në Tiranë janë zhvilluar disa tubime në mbështetje të popullit ukrainas.
Po akoma me kte hajdutin e xhepistin mereni ju po ate qe shiste diplloma plarent ndrecen ku e ka
PërgjigjuPo ce nxirrni kete m.q.n qe vodhi veshjet e policave dhe tani bejne burg te tjeret.
PërgjigjuSandereshe, mos perhap panik o pjeshke. Do arrestohesh per shperdorim detyre gjate kohes qe ishe minister i brendshem dhe sidomos per zbatim diskriminues te ligjit. Thene ndryshe o Sandreshe, do shkosh ne gjyq, deri ne hage po qe nevoja, per shkelje te te drejtave te njeriut. Pse u arrestua ajo goca qe shkruajti ne fb se mund te bjere perseri termet, dhe nuk arrosteve gjithe keto palacet e tjere, me te krye edvin charin dhe erjon churven se bashku me veten tate? Pasi te perfundoje modeli diktatorial dhe te bjere komunizmi (i dyte) qe do ndodhe se shpejti se ti si ish-gjeneral i kupton levizjet luftarake dhe perleshjet ideologjike, kush mendon se e ka rradhen?
Përgjigju