Sociale

Studentë e shoqëria civile protestë për gratë e dhunuara: Jo më raste si Xhuljeta Cuni, shteti të mbrojë femrat

16 Qershor 2018, 17:54| Përditesimi: 16 Qershor 2018, 18:07

  • Share

Dhjetëra persona u mblodhën sot përpara dyerve të drejtorisë së policisdë së Tiranës. Student por edhe pjestarë të shoqërisë civile kërkuan nga shteti që të mbrojë gratë përpara se ato të bëhen viktima.

Me njolla gjaku në trup dhe pankarta në duar studentët dhe aktivistët e shoqërisë civile u mblodhën sot përpara drejtorisë së policisë së Tiranës.

Ata kërkuan që shteti të marrë masa për mbrojtjen e grave dhe vajzave, të cilat braktisen nga shoqëria dhe nuk  gjejnë mbështetje përpara dhunës së burrave apo edhe kërcënimit me jetë.

Organizatorët e protestës por edhe të pranishëm kërkuan që të ketë më tepër vemëndje në të tilla kauza, të cilat duhet të  mbledhin më shumë njerëz në protesta dhe tubime të kësaj natyre.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?