I gjithë stafi mjekësor të cilët janë në frontin e parë të luftës me koronavirusin në spitalet covid përballen çdo ditë me vështirësi duke u kujdesur për pacientët.
Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se nga bisedat me familjarë të pacientëve që janë të shtruar kanë deklaruar se të afërmit e tyre marrin shërbim të mirë mjekësor.
Megjithatë koronavirusi nuk i ka trembur studentët e mjekësisë, të cilët kanë vijuar të bëjnë praktikën mësimore në këtë spital. Për kamerat e Report Tv, një prej studentëve shprehet se është detyra e tyre është për të ndihmuar në këto kushte të vështira.
Ai thotë se pavarësisht frikës nga koronavirusi, është detyra e tyre.
"Jemi studentë të mjekësisë. Ne jemi viti i katërt. Kemi ardhur këtu pasi e kemi për detyrë se do jemi mjekë të ardhmes. Normalisht që kemi frikë nga koronavirusi" - u shpreh studenti.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Rrëfimet e të afërmve të pacientëve te 'Shefqet Ndroqi': Mjekët u rrinë te koka, duhet ta sillja më parë në spital! Flasim çdo ditë në celular
//ReportTv.al